وَمِنْ حَيْثُ خَرَجْتَ فَوَلِّ وَجْهَكَ شَطْرَ ٱلْمَسْجِدِ ٱلْحَرَامِ وَحَيْثُ مَا كُنتُمْ فَوَلُّوا۟ وُجُوهَكُمْ شَطْرَهُۥ لِئَلَّا يَكُونَ لِلنَّاسِ عَلَيْكُمْ حُجَّةٌ إِلَّا ٱلَّذِينَ ظَلَمُوا۟ مِنْهُمْ فَلَا تَخْشَوْهُمْ وَٱخْشَوْنِى وَلِأُتِمَّ نِعْمَتِى عَلَيْكُمْ وَلَعَلَّكُمْ تَهْتَدُونَ
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNgado që të shkosh, ktheje fytyrën tënde drejt Xhamisë së Shenjtë, madje kudo që gjendeni ktheni fytyrat tuaja në atë drejtim, në mënyrë që njerëzit të mos kenë dëshmi kundër jush, përveç të padrejtëve nga radhët e tyre, ama ju mos kini frikë prej tyre, por frikësohuni prej Meje, si dhe (këtë e bëra) që të plotësoj dhuntinë Time ndaj jush dhe që të përudheni në rrugën e drejtë.
Albanian Translation - Hassan NahiNga cilido vend që të dalësh, ktheje fytyrën nga Xhamia e Shenjtë. Kudo që të ndodheni, ktheni fytyrat tuaja nga ajo anë, që njerëzia të mos ketë ç’të thotë kundër jush, përveç keqbërësve - por atyre mos iu frikësoni, frikësohuni vetëm prej Meje -, që të plotësoj mirësinë Time ndaj jush dhe që ju të shkoni në udhë të drejtë.