caseriqKërkim sipas kuptimit në Kuran

Surja Al-Maaida, ajeti 54

Medinë · radha e zbritjes 112 · 5:54

يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ مَن يَرْتَدَّ مِنكُمْ عَن دِينِهِۦ فَسَوْفَ يَأْتِى ٱللَّهُ بِقَوْمٍ يُحِبُّهُمْ وَيُحِبُّونَهُۥٓ أَذِلَّةٍ عَلَى ٱلْمُؤْمِنِينَ أَعِزَّةٍ عَلَى ٱلْكَٰفِرِينَ يُجَٰهِدُونَ فِى سَبِيلِ ٱللَّهِ وَلَا يَخَافُونَ لَوْمَةَ لَآئِمٍ ذَٰلِكَ فَضْلُ ٱللَّهِ يُؤْتِيهِ مَن يَشَآءُ وَٱللَّهُ وَٰسِعٌ عَلِيمٌ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterO besimtarë! Kushdo nga ju që del nga feja e tij, (le ta dijë se) Allahu do të sjellë (në vend të tyre) njerëz që i do dhe që e duan, të mëshirshëm me besimtarët e të ashpër me jobesimtarët, që luftojnë në rrugën e Allahut dhe që nuk i tremben qortimit të asnjë qortuesi. Kjo është mirësia e Allahut të cilën Ai ia jep atij që do. Allahu është Bujar i Madh dhe i Gjithëdijshëm.
Albanian Translation - Hassan NahiO besimtarë! Nëse ndokush prej jush braktis besimin e vet, dijeni se Allahu do të sjellë njerëz, që i do dhe që e duan; të përulur me besimtarët dhe të ashpër me femohuesit; që luftojnë në rrugën e Allahut dhe nuk i tremben qortimit të asnjë qortuesi. Kjo është mirësia e Allahut, të cilën Ai ia jep kujt të dojë. Allahu është Bujar i madh dhe i Gjithëditur.
Po kërkoni një temë? Provoni kërkimin sipas kuptimit — pyetja shqyrtohet në të 6.236 ajetet.
Gjuha — 70