مِنْ أَجْلِ ذَٰلِكَ كَتَبْنَا عَلَىٰ بَنِىٓ إِسْرَٰٓءِيلَ أَنَّهُۥ مَن قَتَلَ نَفْسًۢا بِغَيْرِ نَفْسٍ أَوْ فَسَادٍ فِى ٱلْأَرْضِ فَكَأَنَّمَا قَتَلَ ٱلنَّاسَ جَمِيعًا وَمَنْ أَحْيَاهَا فَكَأَنَّمَآ أَحْيَا ٱلنَّاسَ جَمِيعًا وَلَقَدْ جَآءَتْهُمْ رُسُلُنَا بِٱلْبَيِّنَٰتِ ثُمَّ إِنَّ كَثِيرًا مِّنْهُم بَعْدَ ذَٰلِكَ فِى ٱلْأَرْضِ لَمُسْرِفُونَ
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterPër këtë shkak Ne u shpallëm bijve të Israilit se, kushdo që vret ndokënd që nuk ka vrarë njeri e nuk ka bërë çrregullime në Tokë është sikurse të ketë vrarë tërë njerëzimin dhe kush shpëton një jetë është sikurse të ketë shpëtuar tërë njerëzimin. Në të vërtetë, atyre u erdhën të dërguarit Tanë me dëshmi të qarta, por edhe pas kësaj shumë nga ata tejkaluan kufijtë në Tokë.
Albanian Translation - Hassan NahiPrandaj Ne i urdhëruam bijtë e Israilit se kush vret ndokënd, që s’ka vrarë njeri ose që nuk ka bërë çrregullime në Tokë, është sikur të ketë vrarë të gjithë njerëzit. Dhe, nëse dikush shpëton një jetë, është sikur të ketë shpëtuar jetën e krejt njerëzve. Të dërguarit Tanë u sollën shenja të qarta, por shumë nga ata, edhe pas kësaj, i kaluan tërë kufijtë me të këqija në Tokë.