caseriqKërkim sipas kuptimit në Kuran

Surja Al-Maaida, ajeti 110

Medinë · radha e zbritjes 112 · 5:110

إِذْ قَالَ ٱللَّهُ يَٰعِيسَى ٱبْنَ مَرْيَمَ ٱذْكُرْ نِعْمَتِى عَلَيْكَ وَعَلَىٰ وَٰلِدَتِكَ إِذْ أَيَّدتُّكَ بِرُوحِ ٱلْقُدُسِ تُكَلِّمُ ٱلنَّاسَ فِى ٱلْمَهْدِ وَكَهْلًا وَإِذْ عَلَّمْتُكَ ٱلْكِتَٰبَ وَٱلْحِكْمَةَ وَٱلتَّوْرَىٰةَ وَٱلْإِنجِيلَ وَإِذْ تَخْلُقُ مِنَ ٱلطِّينِ كَهَيْـَٔةِ ٱلطَّيْرِ بِإِذْنِى فَتَنفُخُ فِيهَا فَتَكُونُ طَيْرًۢا بِإِذْنِى وَتُبْرِئُ ٱلْأَكْمَهَ وَٱلْأَبْرَصَ بِإِذْنِى وَإِذْ تُخْرِجُ ٱلْمَوْتَىٰ بِإِذْنِى وَإِذْ كَفَفْتُ بَنِىٓ إِسْرَٰٓءِيلَ عَنكَ إِذْ جِئْتَهُم بِٱلْبَيِّنَٰتِ فَقَالَ ٱلَّذِينَ كَفَرُوا۟ مِنْهُمْ إِنْ هَٰذَآ إِلَّا سِحْرٌ مُّبِينٌ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKur Allahu do të thotë: "O Isa, biri i Merjemes, kujto dhuntinë Time ndaj teje dhe ndaj nënës sate, se si të përforcuam me Shpirtin e Dëlirë (Xhibrilin), kështu që u flisje njerëzve që në djep, e edhe në burrëri; se si të mësova Shkrimin e Urtësinë, Teuratin dhe Inxhilin; se si krijoje diç prej baltës në formë zogu, me lejen Time, pastaj fryje në të dhe ai bëhej zog (i vërtetë), me lejen Time; se si i shëroje të verbrit dhe të lebrosurit me lejen Time; se si i ngjallje të vdekurit, me lejen Time; se si i pengova bijtë e Israilit prej teje, kur ua solle dëshmitë e qarta e jobesimtarët nga mesi i tyre thanë: "Kjo s'është tjetër veçse magji e kulluar";
Albanian Translation - Hassan NahiAllahu do të thotë: “O Isa, i biri Merjemes, kujtoje mirësinë Time ndaj teje dhe nënës sate: se si të forcova ty me Shpirtin e Shenjtë (Xhebrailin), kështu që ti u predikoje njerëzve, kur ishe foshnjë në djep dhe i rritur; se si të mësova Librin dhe Urtësinë, Teuratin dhe Ungjillin; se si me vullnetin Tim krijoje një figurë shpendi prej balte, pastaj fryje në të dhe ajo bëhej zog me vullnetin Tim; se si me vullnetin Tim i shëroje të lindurit të verbër e të lebrosurit; se si me vullnetin Tim i ngjallje të vdekurit; se si i pengova sulmet e bijve të Israilit kundër teje, atëherë kur iu solle atyre prova të qarta e mohuesit në radhët e tyre thanë: “Kjo është vetëm magji e kulluar!”;
Po kërkoni një temë? Provoni kërkimin sipas kuptimit — pyetja shqyrtohet në të 6.236 ajetet.
Gjuha — 70