caseriqKërkim sipas kuptimit në Kuran

Surja Al-Fath, ajeti 15

Medinë · radha e zbritjes 111 · 48:15

سَيَقُولُ ٱلْمُخَلَّفُونَ إِذَا ٱنطَلَقْتُمْ إِلَىٰ مَغَانِمَ لِتَأْخُذُوهَا ذَرُونَا نَتَّبِعْكُمْ يُرِيدُونَ أَن يُبَدِّلُوا۟ كَلَٰمَ ٱللَّهِ قُل لَّن تَتَّبِعُونَا كَذَٰلِكُمْ قَالَ ٱللَّهُ مِن قَبْلُ فَسَيَقُولُونَ بَلْ تَحْسُدُونَنَا بَلْ كَانُوا۟ لَا يَفْقَهُونَ إِلَّا قَلِيلًا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAta që mbetën pas, kur të niseni për të marrë prenë e luftës, do të thonë: "Na lejoni të vijmë me ju!", duke dashur të ndryshojnë fjalën e Allahut. Thuaju: "Kurrsesi s'keni për të ardhur me ne. Kështu ka thënë Allahu që më parë." Atëherë do të thonë: "Nuk është ashtu, por ju na keni zili." Jo, por ata nuk kuptojnë, përveçse pak.
Albanian Translation - Hassan NahiAta që ngelën pas jush, do t’ju thonë, kur të niseni për të marrë plaçkën e luftës: “Na lejoni edhe ne që të vijmë pas jush!” Ata do të donin t’i ndërronin fjalët e Allahut. Thuaju: “Ju kurrsesi nuk do të vini pas nesh, këtë e ka thënë Allahu qysh më parë!” E ata do të thonë: “Nuk është ashtu, por ju na keni zili”. Ah, sa pak që kuptojnë!
Po kërkoni një temë? Provoni kërkimin sipas kuptimit — pyetja shqyrtohet në të 6.236 ajetet.
Gjuha — 70