caseriqKërkim sipas kuptimit në Kuran

Surja An-Nisaa, ajeti 90

Medinë · radha e zbritjes 92 · 4:90

إِلَّا ٱلَّذِينَ يَصِلُونَ إِلَىٰ قَوْمٍۭ بَيْنَكُمْ وَبَيْنَهُم مِّيثَٰقٌ أَوْ جَآءُوكُمْ حَصِرَتْ صُدُورُهُمْ أَن يُقَٰتِلُوكُمْ أَوْ يُقَٰتِلُوا۟ قَوْمَهُمْ وَلَوْ شَآءَ ٱللَّهُ لَسَلَّطَهُمْ عَلَيْكُمْ فَلَقَٰتَلُوكُمْ فَإِنِ ٱعْتَزَلُوكُمْ فَلَمْ يُقَٰتِلُوكُمْ وَأَلْقَوْا۟ إِلَيْكُمُ ٱلسَّلَمَ فَمَا جَعَلَ ٱللَّهُ لَكُمْ عَلَيْهِمْ سَبِيلًا

Albanian Translation - Rowwad Translation Centerpërveç atyre që strehohen te një popull me të cilin keni marrëveshje, ose atyre që vijnë te ju e u vjen rëndë të luftojnë kundër jush a të luftojnë kundër popullit të vet. Sikur të donte Allahu, do t'u jepte pushtet mbi ju dhe do të luftonin kundër jush. Në qoftë se ata tërhiqen dhe nuk luftojnë kundër jush e ju ofrojnë paqe, atëherë Allahu nuk ju ka lënë juve asnjë rrugë (për të luftuar) kundër tyre.
Albanian Translation - Hassan Nahipërveç atyre që janë strehuar te një popull me të cilin ju keni marrëveshje ose atyre që kanë ardhur te ju, e u vjen rëndë që të luftojnë kundër jush ose të luftojnë kundër popullit të vet. Sikur të kishte dashur Allahu, do t’u kishte dhënë pushtet mbi ju dhe ata do të luftonin kundër jush. Në qoftë se ata tërhiqen prej jush, nuk hyjnë në luftë kundër jush dhe ju ofrojnë paqe, atëherë për ju Allahu nuk lë shteg që të luftoni kundër tyre.
Po kërkoni një temë? Provoni kërkimin sipas kuptimit — pyetja shqyrtohet në të 6.236 ajetet.
Gjuha — 70