فَمَا لَكُمْ فِى ٱلْمُنَٰفِقِينَ فِئَتَيْنِ وَٱللَّهُ أَرْكَسَهُم بِمَا كَسَبُوٓا۟ أَتُرِيدُونَ أَن تَهْدُوا۟ مَنْ أَضَلَّ ٱللَّهُ وَمَن يُضْلِلِ ٱللَّهُ فَلَن تَجِدَ لَهُۥ سَبِيلًا
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterÇ'është me ju që jeni ndarë në dy grupe lidhur me dyfytyrëshit?! Allahu i ktheu ata (në humbje) për shkak të asaj që kanë bërë. A mos vallë dëshironi t'i përudhni (në rrugë të drejtë) ata që Allahu i la në humbje?! Atij që Allahu e lë në humbje, nuk do të mund t'i gjesh rrugë (udhëzimi).
Albanian Translation - Hassan NahiPërse jeni ndarë në dy grupe për çështjen e hipokritëve, kur Allahu i ka flakur ata në mosbesim për shkak të veprave të tyre?! A mos vallë, dëshironi t’i ktheni në rrugë të drejtë ata që Allahu i ka lënë në humbje? Për atë që Allahu e lë në humbje, ti nuk mund të gjesh rrugë të drejtë.