يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ كُونُوا۟ قَوَّٰمِينَ بِٱلْقِسْطِ شُهَدَآءَ لِلَّهِ وَلَوْ عَلَىٰٓ أَنفُسِكُمْ أَوِ ٱلْوَٰلِدَيْنِ وَٱلْأَقْرَبِينَ إِن يَكُنْ غَنِيًّا أَوْ فَقِيرًا فَٱللَّهُ أَوْلَىٰ بِهِمَا فَلَا تَتَّبِعُوا۟ ٱلْهَوَىٰٓ أَن تَعْدِلُوا۟ وَإِن تَلْوُۥٓا۟ أَوْ تُعْرِضُوا۟ فَإِنَّ ٱللَّهَ كَانَ بِمَا تَعْمَلُونَ خَبِيرًا
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterO besimtarë! Bëhuni zbatues të patundur të drejtësisë, dëshmitarë për hir të Allahut, qoftë dhe kundër vetes ose kundër prindërve e të afërmve tuaj, pavarësisht nëse (ai për të cilin dëshmoni) është i pasur a i varfër, Allahu është më i afërm për ta! Andaj, mos ndiqni ndjenjat e të ndryshoni të vërtetën. Në qoftë se shtrembëroni (të vërtetën) ose shmangeni (nga dëshmimi), dijeni se Allahu e di mirë çfarë veproni.
Albanian Translation - Hassan NahiO besimtarë! Bëhuni zbatues të palëkundur të drejtësisë, duke dëshmuar në emër të Allahut, qoftë edhe kundër jush ose kundër prindërve dhe të afërmve tuaj. Qoftë i pasur ose i varfër ai (për të cilin dëshmoni), Allahu është për ata vlerësuesi më i drejtë. Dhe mos shkoni pas epsheve tuaja e të shtrembëroni drejtësinë! Nëse ju ngatërroni dëshminë ose i shmangeni asaj, vërtet që Allahu e di se çfarë bëni ju.