caseriqKërkim sipas kuptimit në Kuran

Surja An-Nisaa, ajeti 136

Medinë · radha e zbritjes 92 · 4:136

يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُوٓا۟ ءَامِنُوا۟ بِٱللَّهِ وَرَسُولِهِۦ وَٱلْكِتَٰبِ ٱلَّذِى نَزَّلَ عَلَىٰ رَسُولِهِۦ وَٱلْكِتَٰبِ ٱلَّذِىٓ أَنزَلَ مِن قَبْلُ وَمَن يَكْفُرْ بِٱللَّهِ وَمَلَٰٓئِكَتِهِۦ وَكُتُبِهِۦ وَرُسُلِهِۦ وَٱلْيَوْمِ ٱلْـَٔاخِرِ فَقَدْ ضَلَّ ضَلَٰلًۢا بَعِيدًا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterO besimtarë! Besojeni Allahun, të Dërguarin e Tij, Librin që ia shpalli të Dërguarit të Tij dhe Librat që i dërgoi më parë. Kushdo që mohon Allahun, melekët, Librat, të dërguarit e Tij dhe Ditën e Fundit, me të vërtetë ka rënë në një humbje të largët.
Albanian Translation - Hassan NahiO besimtarë! Besoni Allahun, të Dërguarin e Tij, Librin, që ia ka zbritur të Dërguarit të Tij dhe Librin që e ka zbritur më parë. Kushdo që mohon Allahun, engjëjt e Tij, Librat e Tij, të Dërguarit e Tij dhe Ditën e Kiametit, ai, me të vërtetë, ka humbur larg prej udhës së drejtë.
Po kërkoni një temë? Provoni kërkimin sipas kuptimit — pyetja shqyrtohet në të 6.236 ajetet.
Gjuha — 70