caseriqKërkim sipas kuptimit në Kuran

Surja An-Nisaa, ajeti 113

Medinë · radha e zbritjes 92 · 4:113

وَلَوْلَا فَضْلُ ٱللَّهِ عَلَيْكَ وَرَحْمَتُهُۥ لَهَمَّت طَّآئِفَةٌ مِّنْهُمْ أَن يُضِلُّوكَ وَمَا يُضِلُّونَ إِلَّآ أَنفُسَهُمْ وَمَا يَضُرُّونَكَ مِن شَىْءٍ وَأَنزَلَ ٱللَّهُ عَلَيْكَ ٱلْكِتَٰبَ وَٱلْحِكْمَةَ وَعَلَّمَكَ مَا لَمْ تَكُن تَعْلَمُ وَكَانَ فَضْلُ ٱللَّهِ عَلَيْكَ عَظِيمًا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterSikur të mos ishte mirësia dhe mëshira e Allahut ndaj teje, një grup nga ata do të përpiqeshin të të largonin nga rruga e drejtë. Por, në të vërtetë, ata largojnë nga rruga e drejtë vetëm vetveten, kurse ty nuk të bëjnë dëm aspak. Allahu ta zbriti ty Librin e Urtësinë dhe të mësoi atë që nuk e dije. Dhuntia e Allahut ndaj teje është shumë e madhe.
Albanian Translation - Hassan NahiSikur të mos e kishe mirësinë e Allahut dhe mëshirën e Tij, një grup i atyre do të përpiqej që të të nxirrte nga udha e drejtë.[76] Ata me këtë e humbin vetëm vetveten, kurse ty nuk të bëjnë kurrfarë dëmi. Allahu të shpalli ty Librin (Kuranin) dhe Urtësinë e plotë, si dhe të mësoi atë që nuk e ke ditur. Dhuntia e Allahut për ty është shumë e madhe.
Po kërkoni një temë? Provoni kërkimin sipas kuptimit — pyetja shqyrtohet në të 6.236 ajetet.
Gjuha — 70