caseriqKërkim sipas kuptimit në Kuran

Surja Al-Baqara, ajeti 87

Medinë · radha e zbritjes 87 · 2:87

وَلَقَدْ ءَاتَيْنَا مُوسَى ٱلْكِتَٰبَ وَقَفَّيْنَا مِنۢ بَعْدِهِۦ بِٱلرُّسُلِ وَءَاتَيْنَا عِيسَى ٱبْنَ مَرْيَمَ ٱلْبَيِّنَٰتِ وَأَيَّدْنَٰهُ بِرُوحِ ٱلْقُدُسِ أَفَكُلَّمَا جَآءَكُمْ رَسُولٌۢ بِمَا لَا تَهْوَىٰٓ أَنفُسُكُمُ ٱسْتَكْبَرْتُمْ فَفَرِيقًا كَذَّبْتُمْ وَفَرِيقًا تَقْتُلُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNe ia dhamë Musait Librin (Teuratin) dhe pas tij çuam radhazi të dërguar. Ndërkaq, Isait, të birit të Merjemes, ia dhamë provat e qarta dhe e mbështetëm me Shpirtin e Dëlirë (Xhibrilin). Sa herë që ju vinte ndonjë i dërguar me diçka që nuk ju pëlqente, ju tregoheshit mendjemëdhenj, prandaj disa i quanit gënjeshtarë e disa i vrisnit.
Albanian Translation - Hassan NahiNe i dhamë Musait Librin dhe pas tij çuam të dërguarit njërin pas tjetrit. Ne i dhamë Isait, të birit të Merjemes, mrekulli të qarta dhe e mbështetëm atë me Shpirtin e Shenjtërisë (Xhebrailin a.s.). Sa herë që ndonjë i dërguar ju sillte atë që nuk ju pëlqente, ju kapardiseshit, prandaj disa i quajtët gënjeshtarë e disa i vratë.
Po kërkoni një temë? Provoni kërkimin sipas kuptimit — pyetja shqyrtohet në të 6.236 ajetet.
Gjuha — 70