لِلْفُقَرَآءِ ٱلَّذِينَ أُحْصِرُوا۟ فِى سَبِيلِ ٱللَّهِ لَا يَسْتَطِيعُونَ ضَرْبًا فِى ٱلْأَرْضِ يَحْسَبُهُمُ ٱلْجَاهِلُ أَغْنِيَآءَ مِنَ ٱلتَّعَفُّفِ تَعْرِفُهُم بِسِيمَٰهُمْ لَا يَسْـَٔلُونَ ٱلنَّاسَ إِلْحَافًا وَمَا تُنفِقُوا۟ مِنْ خَيْرٍ فَإِنَّ ٱللَّهَ بِهِۦ عَلِيمٌ
Albanian Translation - Rowwad Translation Center(Lëmosha) le të jetë për të varfrit, të cilët u penguan (nga lufta) në rrugën e Allahut e nuk mund të udhëtojnë nëpër tokë (për të fituar). Ai që nuk i njeh, kujton se janë të kamur, sepse nuk lypin, por ata mund t'i njohësh nga pamja e tyre; ata nuk i mërzisin njerëzit duke lypur. Sigurisht, Allahu është i Gjithëdijshëm për çfarëdo të mire që shpenzoni.
Albanian Translation - Hassan Nahi(Lëmosha) u takon të varfërve, të cilët kanë hyrë në rrugën e Zotit e nuk janë në gjendje të udhëtojnë (për të fituar). Kush nuk i njeh ata, kujton se janë të kamur, për shkak se ata nuk lypin. Do t’i njohësh nga pamja e tyre. Ata nuk i mërzisin njerëzit duke lypur.[45] E çdo gjë që shpenzoni prej të mirave, Allahu i di ato.