تِلْكَ ٱلرُّسُلُ فَضَّلْنَا بَعْضَهُمْ عَلَىٰ بَعْضٍ مِّنْهُم مَّن كَلَّمَ ٱللَّهُ وَرَفَعَ بَعْضَهُمْ دَرَجَٰتٍ وَءَاتَيْنَا عِيسَى ٱبْنَ مَرْيَمَ ٱلْبَيِّنَٰتِ وَأَيَّدْنَٰهُ بِرُوحِ ٱلْقُدُسِ وَلَوْ شَآءَ ٱللَّهُ مَا ٱقْتَتَلَ ٱلَّذِينَ مِنۢ بَعْدِهِم مِّنۢ بَعْدِ مَا جَآءَتْهُمُ ٱلْبَيِّنَٰتُ وَلَٰكِنِ ٱخْتَلَفُوا۟ فَمِنْهُم مَّنْ ءَامَنَ وَمِنْهُم مَّن كَفَرَ وَلَوْ شَآءَ ٱللَّهُ مَا ٱقْتَتَلُوا۟ وَلَٰكِنَّ ٱللَّهَ يَفْعَلُ مَا يُرِيدُ
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKëta janë të dërguarit, disa prej të cilëve i kemi dalluar kundrejt disa të tjerëve. Prej tyre ka që Allahu u ka folur (drejtpërdrejt), e disa i ka ngritur në shkallë të larta. Isait, të birit të Merjemes, ia dhamë mrekullitë e qarta dhe e përforcuam me Shpirtin e Dëlirë (Xhibrilin). Sikur të donte Allahu, ata që erdhën pas tyre nuk do të vriteshin ndërmjet vete pas ardhjes së provave të qarta, por u përçanë; disa prej tyre besuan, kurse të tjerët mohuan. Sikur të donte Allahu, ata nuk do të vrisnin njëri-tjetrin, por Allahu bën si të dojë Vetë.
Albanian Translation - Hassan NahiNga këta të dërguar, disa syresh i ngritëm mbi të tjerët. Disave Allahu u foli drejtpërdrejt, kurse të tjerë i ngriti në shkallë të larta. Ne i dhamë Isait, birit të Merjemes, prova (mrekulli) të qarta dhe e ndihmuam me Shpirtin e Shenjtërisë (Xhebrailin a.s.). Sikur të donte Allahu, njerëzit që erdhën pas të dërguarve nuk do të vriteshin me njëri-tjetrin pas ardhjes së provave të qarta, por ata u përçanë: disa besuan, kurse të tjerët mohuan. Sikur të donte Allahu, ata nuk do të vriteshin me njëri-tjetrin, por Allahu bën si të dojë Vetë.