وَأَتِمُّوا۟ ٱلْحَجَّ وَٱلْعُمْرَةَ لِلَّهِ فَإِنْ أُحْصِرْتُمْ فَمَا ٱسْتَيْسَرَ مِنَ ٱلْهَدْىِ وَلَا تَحْلِقُوا۟ رُءُوسَكُمْ حَتَّىٰ يَبْلُغَ ٱلْهَدْىُ مَحِلَّهُۥ فَمَن كَانَ مِنكُم مَّرِيضًا أَوْ بِهِۦٓ أَذًى مِّن رَّأْسِهِۦ فَفِدْيَةٌ مِّن صِيَامٍ أَوْ صَدَقَةٍ أَوْ نُسُكٍ فَإِذَآ أَمِنتُمْ فَمَن تَمَتَّعَ بِٱلْعُمْرَةِ إِلَى ٱلْحَجِّ فَمَا ٱسْتَيْسَرَ مِنَ ٱلْهَدْىِ فَمَن لَّمْ يَجِدْ فَصِيَامُ ثَلَٰثَةِ أَيَّامٍ فِى ٱلْحَجِّ وَسَبْعَةٍ إِذَا رَجَعْتُمْ تِلْكَ عَشَرَةٌ كَامِلَةٌ ذَٰلِكَ لِمَن لَّمْ يَكُنْ أَهْلُهُۥ حَاضِرِى ٱلْمَسْجِدِ ٱلْحَرَامِ وَٱتَّقُوا۟ ٱللَّهَ وَٱعْلَمُوٓا۟ أَنَّ ٱللَّهَ شَدِيدُ ٱلْعِقَابِ
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKryejeni plotësisht haxhin dhe umrën për hir të Allahut. E, në qoftë se ju del ndonjë pengesë, atëherë therni çka t'ju vijë më lehtë prej kurbaneve dhe mos i rruani kokat derisa të arrijë kurbani në vendin e vet. Por, nëse ndokush nga ju është i sëmurë ose ka ndonjë lëndim në kokë (që e detyron ta rruajë kokën), le ta shpaguajë atë me agjërim, lëmoshë ose kurban. E, kur të ndiheni të sigurt, kushdo që bën umrën deri në haxhillëk (në muajt e haxhillëkut), le të therë një kurban që i vjen më lehtë. Ndërkaq, ai që s'ka mundësi, le të agjërojë tri ditë gjatë haxhillëkut dhe shtatë kur të ktheheni. Këto janë dhjetë (ditë) të plota. Kjo vlen për ata, familjarët e të cilëve nuk jetojnë pranë Xhamisë së Shenjtë. Mirëpo, frikësojuni Allahut dhe dijeni se Allahu është i rreptë në ndëshkim.
Albanian Translation - Hassan NahiKryeni haxhin dhe umren për hir të Allahut! Nëse në këtë rrugë pengoheni, atëherë therni kurban, sipas mundësisë, dhe mos i rruani kokat tuaja, derisa të arrijë kurbani në vend! Cilido prej jush që është i sëmurë ose që ka ndonjë plagë në kokë (dhe si i tillë, nuk mund ta rruajë kokën), le ta zëvendësojë me agjërim, lëmoshë ose kurban. Kur të jeni të sigurt (nga armiqtë), ai që prej jush kryen umren deri në haxh, le të therë kurban, sipas mundësisë. Ndërsa ai që nuk ka mundësi, është i detyruar të agjërojë tri ditë në haxh dhe shtatë ditë pas kthimit nga haxhi; këto janë dhjetë ditë të plota. Kjo është për ata që nuk banojnë në Mekë. Ta keni frikë Allahun dhe dijeni se Ai dënon ashpër.