وَمِنَ ٱلنَّاسِ مَن يَتَّخِذُ مِن دُونِ ٱللَّهِ أَندَادًا يُحِبُّونَهُمْ كَحُبِّ ٱللَّهِ وَٱلَّذِينَ ءَامَنُوٓا۟ أَشَدُّ حُبًّا لِّلَّهِ وَلَوْ يَرَى ٱلَّذِينَ ظَلَمُوٓا۟ إِذْ يَرَوْنَ ٱلْعَذَابَ أَنَّ ٱلْقُوَّةَ لِلَّهِ جَمِيعًا وَأَنَّ ٱللَّهَ شَدِيدُ ٱلْعَذَابِ
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterMegjithatë, ka njerëz që pos Allahut zgjedhin (për adhurim) zota të tjerë, duke i dashur siç duhet Allahu. Mirëpo, besimtarët e duan shumë më tepër Allahun (sesa ata që i duan idhujt e tyre). Sikur ta shihnin keqbërësit gjendjen e tyre kur do ta shohin dënimin, do ta kuptonin se tërë fuqia i takon Allahut dhe se Allahu është i rreptë në ndëshkim.
Albanian Translation - Hassan NahiE megjithatë, disa njerëz zgjedhin (për të adhuruar) në vend të Allahut (zota) të tjerë, (duke i konsideruar) si të barabartë me Atë dhe duke i dashur siç duhet Allahu. Por ata që besojnë, e duan shumë më tepër Allahun (se sa ç’i duan idhujtarët idhujt e tyre). Sikur keqbërësit të shihnin që tani çastin kur të përballen me ndëshkimin, do ta kuptonin se e tërë fuqia i përket Allahut dhe se dënimi i Tij është fort i ashpër.