وَإِذْ قَالَ إِبْرَٰهِـۧمُ رَبِّ ٱجْعَلْ هَٰذَا بَلَدًا ءَامِنًا وَٱرْزُقْ أَهْلَهُۥ مِنَ ٱلثَّمَرَٰتِ مَنْ ءَامَنَ مِنْهُم بِٱللَّهِ وَٱلْيَوْمِ ٱلْـَٔاخِرِ قَالَ وَمَن كَفَرَ فَأُمَتِّعُهُۥ قَلِيلًا ثُمَّ أَضْطَرُّهُۥٓ إِلَىٰ عَذَابِ ٱلنَّارِ وَبِئْسَ ٱلْمَصِيرُ
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKujtoni gjithashtu kur Ibrahimi u lut: "Zoti im, bëje këtë vend të sigurt dhe furnizoji banorët e tij me fruta, ata që besojnë në Allahun dhe në Ditën e Fundit!" Allahu tha: "Ndërkaq, atë që nuk beson, do ta lë të kënaqet përkohësisht e pastaj do ta hedh në dënimin e Zjarrit. Eh, sa vendbanim i keq që është ai!"
Albanian Translation - Hassan NahiKur Ibrahimi u lut: “Zoti Im, bëje këtë vend qytet të sigurt dhe furnizoji me prodhime banorët e tij, ata që besojnë në Allahun dhe në jetën tjetër!” - Allahu tha: “Atë që nuk beson, për pak kohë do ta bëj që të kënaqet e pastaj do ta hedh në dënimin e zjarrit.” Eh, sa vendbanim i keq që është ai!