أَلَمْ تَرَ إِلَى ٱلَّذِينَ نُهُوا۟ عَنِ ٱلنَّجْوَىٰ ثُمَّ يَعُودُونَ لِمَا نُهُوا۟ عَنْهُ وَيَتَنَٰجَوْنَ بِٱلْإِثْمِ وَٱلْعُدْوَٰنِ وَمَعْصِيَتِ ٱلرَّسُولِ وَإِذَا جَآءُوكَ حَيَّوْكَ بِمَا لَمْ يُحَيِّكَ بِهِ ٱللَّهُ وَيَقُولُونَ فِىٓ أَنفُسِهِمْ لَوْلَا يُعَذِّبُنَا ٱللَّهُ بِمَا نَقُولُ حَسْبُهُمْ جَهَنَّمُ يَصْلَوْنَهَا فَبِئْسَ ٱلْمَصِيرُ
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterA nuk i sheh ata të cilët, edhe pse u ndaluan nga bisedat e fshehta, kthehen tek ajo që u është ndaluar dhe pëshpëritin për gjynahe, armiqësi dhe mosbindje ndaj të Dërguarit? Kur vijnë te ti, të përshëndesin ndryshe nga mënyra me të cilën të përshëndet Allahu dhe thonë më vete: "Përse nuk na dënon Allahu për këtë që themi?" Mjafton për ta Xhehenemi, ku do të futen. Eh, sa vend i keq që është ai!
Albanian Translation - Hassan NahiA nuk i sheh ata të cilët, edhe pse iu është ndaluar të kurdisin fshehtas, kthehen tek ajo që u është ndaluar dhe kurdisin për gjynahe, armiqësi dhe mosbindje ndaj të Dërguarit? Kur vijnë te ti, ata të përshëndesin me fjalë, me të cilat Allahu nuk të përshëndet kurrë dhe thonë me vete: “Pse nuk na dënon Allahu për këtë që po flasim?” Xhehenemi është një dënim i mjaftueshëm për ata. Në flakët e tij do të digjen. Eh, sa vendbanim i tmerrshëm që është ai!