أَلَمْ تَرَ أَنَّ ٱللَّهَ يَعْلَمُ مَا فِى ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَمَا فِى ٱلْأَرْضِ مَا يَكُونُ مِن نَّجْوَىٰ ثَلَٰثَةٍ إِلَّا هُوَ رَابِعُهُمْ وَلَا خَمْسَةٍ إِلَّا هُوَ سَادِسُهُمْ وَلَآ أَدْنَىٰ مِن ذَٰلِكَ وَلَآ أَكْثَرَ إِلَّا هُوَ مَعَهُمْ أَيْنَ مَا كَانُوا۟ ثُمَّ يُنَبِّئُهُم بِمَا عَمِلُوا۟ يَوْمَ ٱلْقِيَٰمَةِ إِنَّ ٱللَّهَ بِكُلِّ شَىْءٍ عَلِيمٌ
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterA nuk e di ti se Allahu di çdo gjë që është në qiej e në Tokë?! Nuk ka bisedë të fshehtë mes tri vetave e që Ai të mos jetë i katërti; as mes pesë vetave e që Ai të mos jetë i gjashti; as mes më pak a më shumë vetave, që Ai të mos jetë me ta, kudo që të jenë. Pastaj, në Ditën e Kiametit, Ai do t’i njoftojë për atë që kanë bërë. Pa dyshim, Allahu është i Gjithëdijshëm për çdo gjë.
Albanian Translation - Hassan NahiA nuk e di ti, se Allahu di çdo gjë që është në qiej dhe në Tokë?! Nuk ka bisedë të fshehtë midis tre vetave, që Ai të mos jetë i katërti; as midis pesë vetave e që Ai të mos jetë i gjashti; as kur janë më pak, as kur janë më shumë, që Ai të mos jetë me ata, kudo që të ndodhen; Ai në Ditën e Kiametit do t’i njoftojë ata se çfarë kanë bërë, se, me të vërtetë, Allahu di çdo gjë!