سَمَّٰعُونَ لِلْكَذِبِ أَكَّٰلُونَ لِلسُّحْتِ فَإِن جَآءُوكَ فَٱحْكُم بَيْنَهُمْ أَوْ أَعْرِضْ عَنْهُمْ وَإِن تُعْرِضْ عَنْهُمْ فَلَن يَضُرُّوكَ شَيْـًٔا وَإِنْ حَكَمْتَ فَٱحْكُم بَيْنَهُم بِٱلْقِسْطِ إِنَّ ٱللَّهَ يُحِبُّ ٱلْمُقْسِطِينَ
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAta i dëgjojnë gënjeshtrat me zell dhe gllabërojnë pasurinë e ndaluar. Nëse vijnë te ti, gjyko mes tyre ose shmangiu atyre. Nëse shmangesh nga ta, nuk do të mund të të bëjnë dëm aspak, por, nëse gjykon, atëherë gjyko ndërmjet tyre me drejtësi! Me të vërtetë, Allahu i do të drejtët.
Albanian Translation - Hassan NahiAta janë dëgjues të gënjeshtrës dhe e hanë me kënaqësi të madhe atë që është e ndaluar. Nëse vijnë tek ti, gjykoji ata ose shmangu prej tyre! Nëse shmangesh nga ata, nuk mund të të dëmtojnë aspak. E, nëse i gjykon, gjykoji me drejtësi! Vërtet, Allahu i do të drejtët.