caseriqKërkim sipas kuptimit në Kuran

Surja Al-Maaida, ajeti 17

Medinë · radha e zbritjes 112 · 5:17

لَّقَدْ كَفَرَ ٱلَّذِينَ قَالُوٓا۟ إِنَّ ٱللَّهَ هُوَ ٱلْمَسِيحُ ٱبْنُ مَرْيَمَ قُلْ فَمَن يَمْلِكُ مِنَ ٱللَّهِ شَيْـًٔا إِنْ أَرَادَ أَن يُهْلِكَ ٱلْمَسِيحَ ٱبْنَ مَرْيَمَ وَأُمَّهُۥ وَمَن فِى ٱلْأَرْضِ جَمِيعًا وَلِلَّهِ مُلْكُ ٱلسَّمَٰوَٰتِ وَٱلْأَرْضِ وَمَا بَيْنَهُمَا يَخْلُقُ مَا يَشَآءُ وَٱللَّهُ عَلَىٰ كُلِّ شَىْءٍ قَدِيرٌ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterPa dyshim, janë jobesimtarë ata që thonë: "Allahu është Mesihu, biri i Merjemes!" Thuaju: "Atëherë, kush do të mund ta pengonte Allahun, nëse Ai do të dëshironte të shkatërronte Mesihun - birin e Merjemes, nënën e tij dhe të gjithë ata që janë në Tokë?! Vetëm Allahut i takon sundimi i qiejve e i Tokës dhe i gjithçkaje që gjendet mes tyre. Ai krijon çfarë të dëshirojë. Allahu është i Plotfuqishëm për çdo gjë.
Albanian Translation - Hassan NahiPa dyshim, janë jobesimtarë ata që thonë: “Allahu është Mesihu, i biri i Merjemes!” Thuaj: “Kush mund ta pengojë Allahun, nëse Ai dëshiron ta zhdukë Mesihun, të birin e Merjemes dhe nënën e tij, si dhe gjithçka që gjendet në Tokë?” Vetëm Allahut i takon sundimi i qiejve, i Tokës dhe i çdo gjëje që gjendet midis tyre. Ai krijon çfarë të dojë dhe është i Plotfuqishëm për çdo gjë.
Po kërkoni një temë? Provoni kërkimin sipas kuptimit — pyetja shqyrtohet në të 6.236 ajetet.
Gjuha — 70