وَإِذْ قَالَ ٱللَّهُ يَٰعِيسَى ٱبْنَ مَرْيَمَ ءَأَنتَ قُلْتَ لِلنَّاسِ ٱتَّخِذُونِى وَأُمِّىَ إِلَٰهَيْنِ مِن دُونِ ٱللَّهِ قَالَ سُبْحَٰنَكَ مَا يَكُونُ لِىٓ أَنْ أَقُولَ مَا لَيْسَ لِى بِحَقٍّ إِن كُنتُ قُلْتُهُۥ فَقَدْ عَلِمْتَهُۥ تَعْلَمُ مَا فِى نَفْسِى وَلَآ أَعْلَمُ مَا فِى نَفْسِكَ إِنَّكَ أَنتَ عَلَّٰمُ ٱلْغُيُوبِ
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKujto kur Allahu do të thotë: "O Isa, biri i Merjemes! Vallë, ti u the njerëzve: "Më merrni mua dhe nënën time si dy hyjni krahas Allahut?!" Ai (Isai) do të thotë: "Ti je i patëmeta! Mua nuk më takon të them diçka për të cilën nuk kam aspak të drejtë. Po t'u kisha thënë ashtu, Ti, me siguri, do ta dije. Ti e di çfarë ka në shpirtin tim, kurse unë nuk e di çfarë ka në Qenien Tënde. Ti je i Vetmi që i di të gjitha fshehtësitë.
Albanian Translation - Hassan NahiPastaj Allahu do të thotë (në Ditën e Gjykimit): “O Isa, i biri i Merjemes! Ti ishe ai që u the njerëzve: “Adhuromëni mua dhe nënën time si zota krahas Allahut”?! Isai do të thotë: “Qofsh i lartësuar dhe i lavdëruar! Mua nuk më takon të them diçka, për të cilën nuk kam aspak të drejtë! Po ta kisha thënë ndonjëherë, Ti me siguri do ta dije. Ti e di çfarë ka në shpirtin tim, po unë nuk e di çfarë ka në Veten Tënde. Vetëm Ti i di të gjitha të fshehtat.