caseriqKërkim sipas kuptimit në Kuran

Surja An-Nisaa, ajeti 153

Medinë · radha e zbritjes 92 · 4:153

يَسْـَٔلُكَ أَهْلُ ٱلْكِتَٰبِ أَن تُنَزِّلَ عَلَيْهِمْ كِتَٰبًا مِّنَ ٱلسَّمَآءِ فَقَدْ سَأَلُوا۟ مُوسَىٰٓ أَكْبَرَ مِن ذَٰلِكَ فَقَالُوٓا۟ أَرِنَا ٱللَّهَ جَهْرَةً فَأَخَذَتْهُمُ ٱلصَّٰعِقَةُ بِظُلْمِهِمْ ثُمَّ ٱتَّخَذُوا۟ ٱلْعِجْلَ مِنۢ بَعْدِ مَا جَآءَتْهُمُ ٱلْبَيِّنَٰتُ فَعَفَوْنَا عَن ذَٰلِكَ وَءَاتَيْنَا مُوسَىٰ سُلْطَٰنًا مُّبِينًا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterIthtarët e Librit[13] kërkojnë prej teje t'u zbresësh një libër nga qielli. Në të vërtetë, ata i kërkuan Musait diçka edhe më të madhe, kur thanë: "Na e trego Allahun haptazi!" Atëherë i goditi rrufeja për shkak të padrejtësisë së tyre. Madje, ata e adhuruan viçin pasi u erdhën dëshmitë e qarta, por ne ua falëm atë dhe i dhamë Musait dëshmi të qartë (kundër tyre).
Albanian Translation - Hassan NahiIthtarët e Librit[81] kërkojnë prej teje (o Muhamed) që t’u zbresësh një libër prej qiellit. Në fakt, ata i kërkuan Musait diçka edhe më të madhe (duke i thënë): “Na e trego Allahun haptazi!” Atëherë i shkatërroi rrufeja, për shkak të poshtërsisë që bënë. Pastaj zgjodhën viçin (për adhurim) pas shenjave të qarta që iu patën ardhur. Ne ua falëm atë dhe i dhamë Musait pushtet të dukshëm.
Po kërkoni një temë? Provoni kërkimin sipas kuptimit — pyetja shqyrtohet në të 6.236 ajetet.
Gjuha — 70