caseriqKërkim sipas kuptimit në Kuran

Surja Al-Ahzaab, ajeti 50

Medinë · radha e zbritjes 90 · 33:50

يَٰٓأَيُّهَا ٱلنَّبِىُّ إِنَّآ أَحْلَلْنَا لَكَ أَزْوَٰجَكَ ٱلَّٰتِىٓ ءَاتَيْتَ أُجُورَهُنَّ وَمَا مَلَكَتْ يَمِينُكَ مِمَّآ أَفَآءَ ٱللَّهُ عَلَيْكَ وَبَنَاتِ عَمِّكَ وَبَنَاتِ عَمَّٰتِكَ وَبَنَاتِ خَالِكَ وَبَنَاتِ خَٰلَٰتِكَ ٱلَّٰتِى هَاجَرْنَ مَعَكَ وَٱمْرَأَةً مُّؤْمِنَةً إِن وَهَبَتْ نَفْسَهَا لِلنَّبِىِّ إِنْ أَرَادَ ٱلنَّبِىُّ أَن يَسْتَنكِحَهَا خَالِصَةً لَّكَ مِن دُونِ ٱلْمُؤْمِنِينَ قَدْ عَلِمْنَا مَا فَرَضْنَا عَلَيْهِمْ فِىٓ أَزْوَٰجِهِمْ وَمَا مَلَكَتْ أَيْمَٰنُهُمْ لِكَيْلَا يَكُونَ عَلَيْكَ حَرَجٌ وَكَانَ ٱللَّهُ غَفُورًا رَّحِيمًا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterO Pejgamber! Ne t'i lejuam ty (për martesë) gratë të cilave ua ke dhënë mehrin[3], robëreshat që t'i ka dhënë Allahu si pre e luftës, vajzat e axhës, vajzat e hallës, vajzat e dajës, vajzat e tezes, të cilat mërguan bashkë me ty, si dhe atë grua besimtare që ia dhuron veten Pejgamberit, nëse Pejgamberi dëshiron të martohet me të. Kjo (e fundit) është vetëm për ty, e jo për besimtarët e tjerë. Ne e dimë mirë çfarë u kemi caktuar atyre lidhur me gratë e tyre dhe me ato që janë në pronësinë e tyre, në mënyrë që ty të të mos vijë rëndë. Allahu është Falës i Madh e Mëshirëplotë.
Albanian Translation - Hassan NahiO Profet! Ne t’i kemi lejuar ty (për martesë), gratë që u ke dhënë dhuratat e martesës, skllavet, që t’i ka dhënë ty Allahu (si pre të luftës), vajzat e xhaxhallarëve, hallave, dajave dhe tezeve të cilat mërguan bashkë me ty, si edhe gruan besimtare, që u vetëdha për Ty, nëse Ti dëshiron të martohesh me atë. Kjo të është lejuar vetëm ty e jo besimtarëve të tjerë. Ne e dimë çfarë u kemi caktuar atyre për gratë e tyre dhe për ato që gjenden nën pushtetin e tyre, që për ty të mos ketë fajësim. Allahu është Falës e Mëshirëplotë.[267]
Po kërkoni një temë? Provoni kërkimin sipas kuptimit — pyetja shqyrtohet në të 6.236 ajetet.
Gjuha — 70