تُرْجِى مَن تَشَآءُ مِنْهُنَّ وَتُـْٔوِىٓ إِلَيْكَ مَن تَشَآءُ وَمَنِ ٱبْتَغَيْتَ مِمَّنْ عَزَلْتَ فَلَا جُنَاحَ عَلَيْكَ ذَٰلِكَ أَدْنَىٰٓ أَن تَقَرَّ أَعْيُنُهُنَّ وَلَا يَحْزَنَّ وَيَرْضَيْنَ بِمَآ ءَاتَيْتَهُنَّ كُلُّهُنَّ وَٱللَّهُ يَعْلَمُ مَا فِى قُلُوبِكُمْ وَكَانَ ٱللَّهُ عَلِيمًا حَلِيمًا
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterTi mund të largosh kë të duash prej tyre e të afrosh kë të duash dhe nuk ka gjynah për ty nëse kërkon ta rikthesh atë që e ke larguar. Kjo është më mirë, në mënyrë që ato të qetësohen shpirtërisht e të mos pikëllohen dhe që të jenë të kënaqura, që të gjitha, me atë që u jep atyre. Allahu e di çfarë ka në zemrat tuaja. Allahu është i Gjithëdijshëm dhe i Butë.
Albanian Translation - Hassan NahiTi mund ta largosh kë të duash prej tyre e të afrosh kë të duash e nuk është gjynah për ty t’i kërkosh (ato) prej të cilave je larguar. Kjo është më e përshtatshme që ato të gëzohen, që të mos pikëllohen dhe që të jenë të kënaqura me atë që u ke dhënë. Allahu e di ç’ka në zemrat tuaja; Allahu është i Gjithëdijshëm dhe i Butë.