ٱدْعُوهُمْ لِـَٔابَآئِهِمْ هُوَ أَقْسَطُ عِندَ ٱللَّهِ فَإِن لَّمْ تَعْلَمُوٓا۟ ءَابَآءَهُمْ فَإِخْوَٰنُكُمْ فِى ٱلدِّينِ وَمَوَٰلِيكُمْ وَلَيْسَ عَلَيْكُمْ جُنَاحٌ فِيمَآ أَخْطَأْتُم بِهِۦ وَلَٰكِن مَّا تَعَمَّدَتْ قُلُوبُكُمْ وَكَانَ ٱللَّهُ غَفُورًا رَّحِيمًا
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterThirrni ata (të birësuarit) sipas emrave të baballarëve të tyre! Kjo është më e drejtë para Allahut. Por, nëse nuk i njihni baballarët e tyre, atëherë ata janë vëllezërit dhe miqtë tuaj të besimit. Nuk keni gjynah nëse gaboni, por për atë që zemrat tuaja e bëjnë qëllimisht. Allahu është Falës i Madh e Mëshirëplotë.
Albanian Translation - Hassan NahiThërritini të birësuarit sipas etërve të tyre! Kjo është më e drejtë në sytë e Allahut. Në qoftë se nuk e dini emrin e etërve të tyre, konsiderojini ata si vëllezërit tuaj të besimit dhe si të mitur nën tutelën tuaj. Nuk është gjynah nëse gaboni, por është gjynah, kur zemrat tuaja bëjnë faj me qëllim. Allahu është Falës dhe Mëshirëplotë.