مَّا جَعَلَ ٱللَّهُ لِرَجُلٍ مِّن قَلْبَيْنِ فِى جَوْفِهِۦ وَمَا جَعَلَ أَزْوَٰجَكُمُ ٱلَّٰٓـِٔى تُظَٰهِرُونَ مِنْهُنَّ أُمَّهَٰتِكُمْ وَمَا جَعَلَ أَدْعِيَآءَكُمْ أَبْنَآءَكُمْ ذَٰلِكُمْ قَوْلُكُم بِأَفْوَٰهِكُمْ وَٱللَّهُ يَقُولُ ٱلْحَقَّ وَهُوَ يَهْدِى ٱلسَّبِيلَ
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAllahu nuk ka bërë dy zemra në brendinë e asnjë burri, as i ka bërë gratë tuaja, – të cilat i shpallni të paligjshme për ju përmes dhiharit,[1] – nëna tuajat, as i ka bërë të birësuarit tuaj bij tuajt (të vërtetë). Këto janë vetëm fjalë që i shqiptoni me gojët tuaja, kurse Allahu e thotë të vërtetën dhe Ai udhëzon në rrugën e drejtë.
Albanian Translation - Hassan NahiAllahu nuk i ka dhënë asnjë njeriu dy zemra në kraharor. Ai nuk i konsideron gratë, që ju i ndani si nënat tuaja[254] e as fëmijët tuaj të birësuar nuk i konsideron si bij të vërtetë. Këto janë vetëm fjalë që dalin prej gojës suaj, kurse Allahu thotë të vërtetën dhe udhëzon në rrugë të drejtë.