ٱلنَّبِىُّ أَوْلَىٰ بِٱلْمُؤْمِنِينَ مِنْ أَنفُسِهِمْ وَأَزْوَٰجُهُۥٓ أُمَّهَٰتُهُمْ وَأُو۟لُوا۟ ٱلْأَرْحَامِ بَعْضُهُمْ أَوْلَىٰ بِبَعْضٍ فِى كِتَٰبِ ٱللَّهِ مِنَ ٱلْمُؤْمِنِينَ وَٱلْمُهَٰجِرِينَ إِلَّآ أَن تَفْعَلُوٓا۟ إِلَىٰٓ أَوْلِيَآئِكُم مَّعْرُوفًا كَانَ ذَٰلِكَ فِى ٱلْكِتَٰبِ مَسْطُورًا
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterPejgamberi është më i afërt për besimtarët sesa ata për njëri-tjetrin, ndërsa gratë e tij janë si nënat e tyre. Njerëzit e gjakut, sipas Librit të Allahut, janë më të afërt për njëri-tjetrin sesa besimtarët e tjerë dhe muhaxhirët (në çështjen e trashëgimisë), por ju mund t'u bëni ndonjë të mirë miqve tuaj[2]. Kjo është e shënuar në Libër.
Albanian Translation - Hassan NahiI Dërguari është më i afërt për besimtarët, sesa ata për njëri-tjetrin; gratë e tij janë (si) nënat e tyre. Sipas Librit të Allahut, pjesëtarët e farefisit janë më të afërt për njëri-tjetrin[255], sesa besimtarët e tjerë dhe të mërguarit[256], përveç rastit kur doni t’u bëni ndonjë të mirë miqve tuaj të afërt (me anë të testamentit). Kjo është shënuar në Libër.