وَإِذْ قَالَت طَّآئِفَةٌ مِّنْهُمْ يَٰٓأَهْلَ يَثْرِبَ لَا مُقَامَ لَكُمْ فَٱرْجِعُوا۟ وَيَسْتَـْٔذِنُ فَرِيقٌ مِّنْهُمُ ٱلنَّبِىَّ يَقُولُونَ إِنَّ بُيُوتَنَا عَوْرَةٌ وَمَا هِىَ بِعَوْرَةٍ إِن يُرِيدُونَ إِلَّا فِرَارًا
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKur një grup prej tyre thoshin: "O banorë të Jethribit! Ju nuk mund të qëndroni këtu, andaj kthehuni!" Ndërkaq, një grup tjetër nga ata kërkonin leje nga Pejgamberi për t'u larguar, duke thënë: "Shtëpitë tona janë pa mbrojtje." Në të vërtetë, ato nuk ishin pa mbrojtje, por ata thjesht donin të iknin.
Albanian Translation - Hassan NahiDhe një grup prej tyre tha: “O banorët e Jethribit[258], s’ka qëndrim këtu për ju, andaj kthehuni!” Një grup tjetër nga ata kërkoi leje prej të Dërguarit, duke thënë: “Në të vërtetë, shtëpitë tona janë të pambrojtura”! Por ato nuk ishin të pambrojtura. Ata donin vetëm të iknin.