caseriqKërkim sipas kuptimit në Kuran

Surja Al-Qasas, ajeti 29

Mekë · radha e zbritjes 49 · 28:29

فَلَمَّا قَضَىٰ مُوسَى ٱلْأَجَلَ وَسَارَ بِأَهْلِهِۦٓ ءَانَسَ مِن جَانِبِ ٱلطُّورِ نَارًا قَالَ لِأَهْلِهِ ٱمْكُثُوٓا۟ إِنِّىٓ ءَانَسْتُ نَارًا لَّعَلِّىٓ ءَاتِيكُم مِّنْهَا بِخَبَرٍ أَوْ جَذْوَةٍ مِّنَ ٱلنَّارِ لَعَلَّكُمْ تَصْطَلُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKur Musai e plotësoi afatin dhe u nis me familjen e tij, vuri re një zjarr në anë të malit Tur. Ai i tha familjes së vet: "Rrini këtu, se vërejta një zjarr. Ndoshta mund t'ju sjell që andej ndonjë lajm ose ndonjë urë zjarri për t'u ngrohur."
Albanian Translation - Hassan NahiKur Musai e plotësoi afatin e caktuar dhe u nis me familjen e vet, vuri re nga larg një zjarr në anën e (malit të) Turit. I tha familjes së vet: “Pritni, sepse kam parë një zjarr. Ndoshta mund t’ju sjell prej tij ndonjë lajm ose një urë zjarri për t’u nxehur”.
Po kërkoni një temë? Provoni kërkimin sipas kuptimit — pyetja shqyrtohet në të 6.236 ajetet.
Gjuha — 70