وَإِذْ أَخَذْنَا مِيثَٰقَ بَنِىٓ إِسْرَٰٓءِيلَ لَا تَعْبُدُونَ إِلَّا ٱللَّهَ وَبِٱلْوَٰلِدَيْنِ إِحْسَانًا وَذِى ٱلْقُرْبَىٰ وَٱلْيَتَٰمَىٰ وَٱلْمَسَٰكِينِ وَقُولُوا۟ لِلنَّاسِ حُسْنًا وَأَقِيمُوا۟ ٱلصَّلَوٰةَ وَءَاتُوا۟ ٱلزَّكَوٰةَ ثُمَّ تَوَلَّيْتُمْ إِلَّا قَلِيلًا مِّنكُمْ وَأَنتُم مُّعْرِضُونَ
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterKujtoni kur morëm besën tuaj, o bijtë e Israilit, se do ta adhuroni vetëm Allahun, do të silleni mirë me prindërit, të afërmit, jetimët dhe të varfrit, se do t'u thoni njerëzve fjalë të mira, do ta falni namazin dhe do ta jepni zekatin. Por, pastaj ju kthyet shpinën, përveç një pakice prej jush, duke u shmangur.
Albanian Translation - Hassan NahiKujtoni kur Ne morëm besën tuaj, o bijtë e Israilit, se do të adhuroni vetëm Allahun, do të silleni mirë me prindërit, të afërmit, jetimët dhe të varfrit, do t’u thoni fjalë të mira njerëzve, do të falni namazin e do të jepni zekatin. Mirëpo, më pas, ju ia kthyet shpinën (besëlidhjes), përveç një pakice prej jush, duke iu shmangur (edhe tani).