caseriqKërkim sipas kuptimit në Kuran

Surja Al-Baqara, ajeti 246

Medinë · radha e zbritjes 87 · 2:246

أَلَمْ تَرَ إِلَى ٱلْمَلَإِ مِنۢ بَنِىٓ إِسْرَٰٓءِيلَ مِنۢ بَعْدِ مُوسَىٰٓ إِذْ قَالُوا۟ لِنَبِىٍّ لَّهُمُ ٱبْعَثْ لَنَا مَلِكًا نُّقَٰتِلْ فِى سَبِيلِ ٱللَّهِ قَالَ هَلْ عَسَيْتُمْ إِن كُتِبَ عَلَيْكُمُ ٱلْقِتَالُ أَلَّا تُقَٰتِلُوا۟ قَالُوا۟ وَمَا لَنَآ أَلَّا نُقَٰتِلَ فِى سَبِيلِ ٱللَّهِ وَقَدْ أُخْرِجْنَا مِن دِيَٰرِنَا وَأَبْنَآئِنَا فَلَمَّا كُتِبَ عَلَيْهِمُ ٱلْقِتَالُ تَوَلَّوْا۟ إِلَّا قَلِيلًا مِّنْهُمْ وَٱللَّهُ عَلِيمٌۢ بِٱلظَّٰلِمِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterA nuk ke dëgjuar për parinë e bijve të Israilit, pas Musait, të cilët i thanë një pejgamberi të tyre: "Na cakto një mbret, që të luftojmë në rrugën e Allahut." Ai tha: "Po sikur të mos luftoni pasi t'ju caktohet lufta?" Ata thanë: "E si të mos luftojmë në rrugën e Allahut ne që jemi dëbuar nga vendbanimet tona dhe jemi ndarë nga djemtë tanë?" Mirëpo, kur u urdhëruan të luftojnë, ata u zmbrapsën, me përjashtim të një pakice. Allahu i njeh mirë të padrejtët.
Albanian Translation - Hassan NahiA nuk e ke dëgjuar ti (o Muhamed) se çfarë i tha paria e bijve të Israilit, pas Musait, një profeti të tyre? I tha: “Na dërgo një mbret, që të luftojmë në rrugën e Allahut!” - Profeti u tha: “Po sikur të mos luftoni kur të shpallet lufta?” Ata thanë: “E përse të mos luftojmë në rrugën e Allahut, ne që jemi dëbuar nga atdheu ynë dhe jemi ndarë nga fëmijët tanë?!” Mirëpo, kur u urdhëruan të luftojnë, ata nuk luftuan, me përjashtim të një pakice. Allahu i njeh mirë keqbërësit.
Po kërkoni një temë? Provoni kërkimin sipas kuptimit — pyetja shqyrtohet në të 6.236 ajetet.
Gjuha — 70