caseriqKërkim sipas kuptimit në Kuran

Surja Al-Baqara, ajeti 214

Medinë · radha e zbritjes 87 · 2:214

أَمْ حَسِبْتُمْ أَن تَدْخُلُوا۟ ٱلْجَنَّةَ وَلَمَّا يَأْتِكُم مَّثَلُ ٱلَّذِينَ خَلَوْا۟ مِن قَبْلِكُم مَّسَّتْهُمُ ٱلْبَأْسَآءُ وَٱلضَّرَّآءُ وَزُلْزِلُوا۟ حَتَّىٰ يَقُولَ ٱلرَّسُولُ وَٱلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ مَعَهُۥ مَتَىٰ نَصْرُ ٱللَّهِ أَلَآ إِنَّ نَصْرَ ٱللَّهِ قَرِيبٌ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterA mos menduat se do të hyni në Xhenet pa ju prekur sprovat e atyre që ishin para jush?! Ata u goditën nga mjerimi e sëmundjet dhe u tronditën aq shumë, saqë i Dërguari bashkë me ata që besuan thanë: "Kur do të arrijë ndihma e Allahut?" Ja, ndihma e Allahut është afër.
Albanian Translation - Hassan NahiVërtet mendoni të hyni në Xhenet, pa provuar atë që kanë provuar të tjerët para jush? Ata i goditi mjerimi dhe sëmundjet dhe, aq shumë u tronditën, saqë çdo i dërguar dhe ndjekësit e tij, thirrën: “Kur do të arrijë ndihma e Allahut?!” Ja, ndihma e Allahut është afër!
Po kërkoni një temë? Provoni kërkimin sipas kuptimit — pyetja shqyrtohet në të 6.236 ajetet.
Gjuha — 70