caseriqKërkim sipas kuptimit në Kuran

Surja Al-Baqara, ajeti 213

Medinë · radha e zbritjes 87 · 2:213

كَانَ ٱلنَّاسُ أُمَّةً وَٰحِدَةً فَبَعَثَ ٱللَّهُ ٱلنَّبِيِّـۧنَ مُبَشِّرِينَ وَمُنذِرِينَ وَأَنزَلَ مَعَهُمُ ٱلْكِتَٰبَ بِٱلْحَقِّ لِيَحْكُمَ بَيْنَ ٱلنَّاسِ فِيمَا ٱخْتَلَفُوا۟ فِيهِ وَمَا ٱخْتَلَفَ فِيهِ إِلَّا ٱلَّذِينَ أُوتُوهُ مِنۢ بَعْدِ مَا جَآءَتْهُمُ ٱلْبَيِّنَٰتُ بَغْيًۢا بَيْنَهُمْ فَهَدَى ٱللَّهُ ٱلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ لِمَا ٱخْتَلَفُوا۟ فِيهِ مِنَ ٱلْحَقِّ بِإِذْنِهِۦ وَٱللَّهُ يَهْدِى مَن يَشَآءُ إِلَىٰ صِرَٰطٍ مُّسْتَقِيمٍ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNjerëzit qenë një bashkësi e vetme (në besimin e vërtetë). Më pas, Allahu dërgoi pejgamberët si përgëzues dhe paralajmërues, e bashkë me ta zbriti edhe Librin (Shkrimet e Shenjta) me të vërtetën, për të gjykuar mes njerëzve lidhur me çështjet për të cilat nuk pajtoheshin. Në kundërshti ranë vetëm ata të cilëve iu dha ai (Teurati), pasi u erdhën dëshmitë e qarta, duke i kaluar kështu kufijtë mes tyre. Atëherë, Allahu, me vullnetin e Tij, i udhëzoi drejt së vërtetës ata që besuan lidhur me çështjet për të cilat kundërshtoheshin. Allahu udhëzon kë të dojë në rrugën e drejtë.
Albanian Translation - Hassan NahiDikur, të gjithë njerëzit përbënin një bashkësi të vetme. Pastaj Allahu u dërgoi profetët me lajme të mira dhe paralajmërime. Bashkë me ata, Ai zbriti edhe Librin me të vërtetën, për t’i gjykuar njerëzit në çështjet për të cilat nuk pajtoheshin. Mirëpo, njerëzit u grindën midis tyre, pasi u erdhën shenjat e qarta, nga zilia që kishin për njëri-tjetrin. Atëherë, me vullnetin e Vet, Allahu i udhëzoi besimtarët që ta kuptonin të vërtetën, lidhur me çështjet për të cilat të tjerët nuk pajtoheshin. Allahu shpie në udhë të drejtë kë të dojë.
Po kërkoni një temë? Provoni kërkimin sipas kuptimit — pyetja shqyrtohet në të 6.236 ajetet.
Gjuha — 70