caseriqKërkim sipas kuptimit në Kuran

Surja Al-Maaida, ajeti 107

Medinë · radha e zbritjes 112 · 5:107

فَإِنْ عُثِرَ عَلَىٰٓ أَنَّهُمَا ٱسْتَحَقَّآ إِثْمًا فَـَٔاخَرَانِ يَقُومَانِ مَقَامَهُمَا مِنَ ٱلَّذِينَ ٱسْتَحَقَّ عَلَيْهِمُ ٱلْأَوْلَيَٰنِ فَيُقْسِمَانِ بِٱللَّهِ لَشَهَٰدَتُنَآ أَحَقُّ مِن شَهَٰدَتِهِمَا وَمَا ٱعْتَدَيْنَآ إِنَّآ إِذًا لَّمِنَ ٱلظَّٰلِمِينَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNëse zbulohet se ata kanë bërë gjynah, atëherë ata le të zëvendësohen me dy të tjerë prej atyre që janë të afërm (të të ndjerit), pastaj le të betohen në Allahun (duke thënë): "Me të vërtetë dëshmia jonë është më e drejtë se dëshmia e tyre dhe ne nuk bëjmë shkelje, përndryshe do të ishim njëmend zullumqarë."
Albanian Translation - Hassan NahiNëse më pas zbulohet se këta dy dëshmues kanë bërë gjynah, atëherë le të zëvendësohen nga dy të tjerë prej atyre që këta u kanë bërë padrejtësi! Pastaj, dy dëshmitarët e fundit le të betohen në Allahun (duke thënë): “Pa dyshim, dëshmia jonë është më e drejtë se dëshmia e tyre. Ne nuk gënjejmë, sepse përndryshe do të ishim keqbërës”.
Po kërkoni një temë? Provoni kërkimin sipas kuptimit — pyetja shqyrtohet në të 6.236 ajetet.
Gjuha — 70