أَلَمْ تَرَ إِلَى ٱلَّذِينَ يَزْعُمُونَ أَنَّهُمْ ءَامَنُوا۟ بِمَآ أُنزِلَ إِلَيْكَ وَمَآ أُنزِلَ مِن قَبْلِكَ يُرِيدُونَ أَن يَتَحَاكَمُوٓا۟ إِلَى ٱلطَّٰغُوتِ وَقَدْ أُمِرُوٓا۟ أَن يَكْفُرُوا۟ بِهِۦ وَيُرِيدُ ٱلشَّيْطَٰنُ أَن يُضِلَّهُمْ ضَلَٰلًۢا بَعِيدًا
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterA nuk i sheh ata (dyfytyrëshit) që pretendojnë se kanë besuar atë që të është shpallur ty dhe atë që është shpallur para teje sesi dëshirojnë që mes tyre të gjykojë taguti[11], ndonëse janë urdhëruar që ta mohojnë atë?! Shejtani dëshiron t'i shpjerë ata në një humbje të sigurt.
Albanian Translation - Hassan NahiA nuk i ke parë ti (o Muhamed!) ata (hipokritë) që pohojnë se kanë besuar në atë që të është shpallur ty dhe profetëve të tjerë para teje? Ata kërkojnë gjykimin e zotave të rremë, ndërkohë që janë urdhëruar t’i mohojnë ata. Djalli dëshiron që t’i nxjerrë ata krejtësisht nga udha e drejtë.