caseriqKërkim sipas kuptimit në Kuran

Surja An-Nisaa, ajeti 34

Medinë · radha e zbritjes 92 · 4:34

ٱلرِّجَالُ قَوَّٰمُونَ عَلَى ٱلنِّسَآءِ بِمَا فَضَّلَ ٱللَّهُ بَعْضَهُمْ عَلَىٰ بَعْضٍ وَبِمَآ أَنفَقُوا۟ مِنْ أَمْوَٰلِهِمْ فَٱلصَّٰلِحَٰتُ قَٰنِتَٰتٌ حَٰفِظَٰتٌ لِّلْغَيْبِ بِمَا حَفِظَ ٱللَّهُ وَٱلَّٰتِى تَخَافُونَ نُشُوزَهُنَّ فَعِظُوهُنَّ وَٱهْجُرُوهُنَّ فِى ٱلْمَضَاجِعِ وَٱضْرِبُوهُنَّ فَإِنْ أَطَعْنَكُمْ فَلَا تَبْغُوا۟ عَلَيْهِنَّ سَبِيلًا إِنَّ ٱللَّهَ كَانَ عَلِيًّا كَبِيرًا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterBurrat janë kujdestarë të grave, për shkak të veçorive me të cilat i ka shquar Allahu në raport me to dhe ngaqë ata shpenzojnë nga pasuria e vet. Prandaj, gratë e mira janë të dëgjueshme dhe të ruajtura në mungesë (të burrave të tyre), sepse i ruan Allahu. E, sa u përket grave, mosbindjes së të cilave i druheni, këshillojini, braktisini në shtretër dhe rrihni ato (lehtë)! E, në qoftë se ju binden, atëherë mos kërkoni rrugë kundër tyre, sepse s'ka dyshim se Allahu është më i Larti, më i Madhi.
Albanian Translation - Hassan NahiMeshkujt kanë autoritet mbi gratë, meqë Allahu u ka dhënë disa cilësi mbi ato dhe, meqë ata shpenzojnë për mbajtjen e tyre. Gra të mira janë ato të dëgjueshmet, që ruajnë fshehtësitë që ka urdhëruar Allahu. Sa i përket grave që ju i druheni mosbindjes dhe sjelljes së keqe nga ana e tyre, këshillojini, (e, nëse kjo s’bën dobi) mos i pranoni në shtrat dhe (në fund) i rrihni ato (lehtas). Por, nëse ato ju binden, atëherë mos i ndëshkoni më. Allahu, me të vërtetë, është i Lartësuar dhe i Madhëruar![61]
Po kërkoni një temë? Provoni kërkimin sipas kuptimit — pyetja shqyrtohet në të 6.236 ajetet.
Gjuha — 70