وَمَن لَّمْ يَسْتَطِعْ مِنكُمْ طَوْلًا أَن يَنكِحَ ٱلْمُحْصَنَٰتِ ٱلْمُؤْمِنَٰتِ فَمِن مَّا مَلَكَتْ أَيْمَٰنُكُم مِّن فَتَيَٰتِكُمُ ٱلْمُؤْمِنَٰتِ وَٱللَّهُ أَعْلَمُ بِإِيمَٰنِكُم بَعْضُكُم مِّنۢ بَعْضٍ فَٱنكِحُوهُنَّ بِإِذْنِ أَهْلِهِنَّ وَءَاتُوهُنَّ أُجُورَهُنَّ بِٱلْمَعْرُوفِ مُحْصَنَٰتٍ غَيْرَ مُسَٰفِحَٰتٍ وَلَا مُتَّخِذَٰتِ أَخْدَانٍ فَإِذَآ أُحْصِنَّ فَإِنْ أَتَيْنَ بِفَٰحِشَةٍ فَعَلَيْهِنَّ نِصْفُ مَا عَلَى ٱلْمُحْصَنَٰتِ مِنَ ٱلْعَذَابِ ذَٰلِكَ لِمَنْ خَشِىَ ٱلْعَنَتَ مِنكُمْ وَأَن تَصْبِرُوا۟ خَيْرٌ لَّكُمْ وَٱللَّهُ غَفُورٌ رَّحِيمٌ
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAi që nuk ka mundësi materiale që të martohet me gra të lira besimtare, le të martohet me ndonjë nga vajzat besimtare që janë në pronësinë tuaj (robëreshat). Allahu e di më së miri besimin tuaj. Ju jeni nga njëri-tjetri. Martohuni me to me lejen e kujdestarëve të tyre dhe jepuani mehrin ashtu siç kërkohet. Ato le të jenë të ndershme e jo të përdala e që kanë dashnorë. Nëse, pasi të martohen, bëjnë kurvëri, atëherë ndëshkimi për to është sa gjysma e ndëshkimit të përcaktuar për gra të lira. Kjo është për ata që kanë frikë nga rënia në kurvëri. Mirëpo, të bëni durim është më mirë për ju. Allahu është Falës i Madh e Mëshirëplotë.
Albanian Translation - Hassan NahiCilido nga ju që nuk mund të martohet me gra të lira besimtare, për shkaqe të vështira materiale, le të martohet me një vajzë besimtare që gjendet nën pushtetin tuaj (robëreshë) - e Allahu e di më së miri besimin tuaj -, se jeni nga njëri-tjetri. Martohuni me to me lejen e pronarëve të tyre. Jepuni dhuratat si është e zakonshme për gra të ndershme e jo imorale të hapura apo të fshehta, që jetojnë me dashnorë. Nëse ato, pasi të martohen, bëjnë kurvëri, dënimi i tyre është përgjysmë me dënimin e grave të lira (të pamartuara). Kjo është për ata nga ju, që kanë frikë se do të bëjnë gabim (kurvëri). Nëse përmbaheni, kjo është edhe më mirë! Allahu është Falës dhe Mëshirëplotë.