وَٱلْمُحْصَنَٰتُ مِنَ ٱلنِّسَآءِ إِلَّا مَا مَلَكَتْ أَيْمَٰنُكُمْ كِتَٰبَ ٱللَّهِ عَلَيْكُمْ وَأُحِلَّ لَكُم مَّا وَرَآءَ ذَٰلِكُمْ أَن تَبْتَغُوا۟ بِأَمْوَٰلِكُم مُّحْصِنِينَ غَيْرَ مُسَٰفِحِينَ فَمَا ٱسْتَمْتَعْتُم بِهِۦ مِنْهُنَّ فَـَٔاتُوهُنَّ أُجُورَهُنَّ فَرِيضَةً وَلَا جُنَاحَ عَلَيْكُمْ فِيمَا تَرَٰضَيْتُم بِهِۦ مِنۢ بَعْدِ ٱلْفَرِيضَةِ إِنَّ ٱللَّهَ كَانَ عَلِيمًا حَكِيمًا
Albanian Translation - Rowwad Translation Center(Të ndaluara për ju janë) edhe gratë që gjenden nën kurorë, përveç atyre (robëreshave) që i keni në pronësinë tuaj. Ky është urdhri i Allahut për ju. Ndërkohë, ju janë lejuar të tjerat që t'i merrni duke ua dhënë një pjesë të pasurisë suaj me qëllim martese e jo kurvërie. Atyre me të cilat keni marrëdhënie intime, japuani mehrin e vet në mënyrë të detyrueshme, por nuk keni gjynah nëse bëni marrëveshje (për shtimin a pakësimin e mehrit) pas përcaktimit të tij. Sigurisht, Allahu është i Gjithëdijshëm dhe i Urtë.
Albanian Translation - Hassan Nahi(Ju ndalohet martesa) edhe me gratë që gjenden nën kurorë, përveç atyre që i zini robëresha. Ky është urdhri i Allahut. Ju janë lejuar të tjerat, me kusht që t’i kërkoni me pasurinë tuaj për martesë e jo për jetë të përkohshme. Grave, me të cilat kaloni jetë bashkëshortore, jepuni dhuratat e detyrueshme (për jetesë). S’ka gjynah për ju, me pëlqimin e të dyja palëve, që ta shtoni apo ta pakësoni sasinë e dhuratës së premtuar. Se, Allahu, me të vërtetë, është i Gjithëdijshëm dhe i Urtë.