caseriqKërkim sipas kuptimit në Kuran

Surja An-Nisaa, ajeti 19

Medinë · radha e zbritjes 92 · 4:19

يَٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ لَا يَحِلُّ لَكُمْ أَن تَرِثُوا۟ ٱلنِّسَآءَ كَرْهًا وَلَا تَعْضُلُوهُنَّ لِتَذْهَبُوا۟ بِبَعْضِ مَآ ءَاتَيْتُمُوهُنَّ إِلَّآ أَن يَأْتِينَ بِفَٰحِشَةٍ مُّبَيِّنَةٍ وَعَاشِرُوهُنَّ بِٱلْمَعْرُوفِ فَإِن كَرِهْتُمُوهُنَّ فَعَسَىٰٓ أَن تَكْرَهُوا۟ شَيْـًٔا وَيَجْعَلَ ٱللَّهُ فِيهِ خَيْرًا كَثِيرًا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterO besimtarë! Nuk ju lejohet t'i trashëgoni gratë (e të afërmve tuaj) me forcë. As mos i shtrëngoni[9] ato (gra tuaja që nuk i doni), me qëllim që t'u merrni një pjesë të pasurisë (mehrit) që ua keni dhënë, përveç nëse bëjnë ndonjë paturpësi të qartë. Çoni jetë të mirë me to! E, nëse nuk ju pëlqejnë (durojini, sepse), është e mundur që të urreni diçka e Allahu të sjellë përmes saj mirësi të shumta.
Albanian Translation - Hassan NahiO besimtarë! - nuk ju lejohet që t'i merrni në trashëgim gratë me forcë. Mos i trajtoni ato ashpër me qëllimin që t’u merrni një pjesë të dhuratës martesore që u keni dhënë. (Një gjë e tillë ju lejohet) vetëm atëherë kur ato bëjnë imoralitet të hapur. Jetoni e silluni mirë me to! Në qoftë se ato nuk ju pëlqejnë (atëherë duroni sepse), është e mundur që juve të mos ju pëlqejë diçka, por që Allahu t’ju sjellë nëpërmjet saj shumë të mira.
Po kërkoni një temë? Provoni kërkimin sipas kuptimit — pyetja shqyrtohet në të 6.236 ajetet.
Gjuha — 70