caseriqKërkim sipas kuptimit në Kuran

Surja An-Nisaa, ajeti 18

Medinë · radha e zbritjes 92 · 4:18

وَلَيْسَتِ ٱلتَّوْبَةُ لِلَّذِينَ يَعْمَلُونَ ٱلسَّيِّـَٔاتِ حَتَّىٰٓ إِذَا حَضَرَ أَحَدَهُمُ ٱلْمَوْتُ قَالَ إِنِّى تُبْتُ ٱلْـَٰٔنَ وَلَا ٱلَّذِينَ يَمُوتُونَ وَهُمْ كُفَّارٌ أُو۟لَٰٓئِكَ أَعْتَدْنَا لَهُمْ عَذَابًا أَلِيمًا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterMirëpo, nuk ka pendim për ata që bëjnë të këqija derisa t'u vijë vdekja e atëherë[8] thonë: "Unë po pendohem tani" e as për ata që vdesin duke qenë jobesimtarë. Për këta, Ne kemi përgatitur një dënim të dhembshëm.
Albanian Translation - Hassan NahiNuk pranohet pendimi i atyre që vazhdimisht bëjnë të këqija e, kur u afrohet vdekja, atëherë thonë: “Unë tani me të vërtetë po pendohem”. As për ata që vdesin duke qenë jobesimtarë. Për këta, Ne kemi përgatitur dënim të dhembshëm.
Po kërkoni një temë? Provoni kërkimin sipas kuptimit — pyetja shqyrtohet në të 6.236 ajetet.
Gjuha — 70