caseriqKërkim sipas kuptimit në Kuran

Surja An-Nisaa, ajeti 12

Medinë · radha e zbritjes 92 · 4:12

وَلَكُمْ نِصْفُ مَا تَرَكَ أَزْوَٰجُكُمْ إِن لَّمْ يَكُن لَّهُنَّ وَلَدٌ فَإِن كَانَ لَهُنَّ وَلَدٌ فَلَكُمُ ٱلرُّبُعُ مِمَّا تَرَكْنَ مِنۢ بَعْدِ وَصِيَّةٍ يُوصِينَ بِهَآ أَوْ دَيْنٍ وَلَهُنَّ ٱلرُّبُعُ مِمَّا تَرَكْتُمْ إِن لَّمْ يَكُن لَّكُمْ وَلَدٌ فَإِن كَانَ لَكُمْ وَلَدٌ فَلَهُنَّ ٱلثُّمُنُ مِمَّا تَرَكْتُم مِّنۢ بَعْدِ وَصِيَّةٍ تُوصُونَ بِهَآ أَوْ دَيْنٍ وَإِن كَانَ رَجُلٌ يُورَثُ كَلَٰلَةً أَوِ ٱمْرَأَةٌ وَلَهُۥٓ أَخٌ أَوْ أُخْتٌ فَلِكُلِّ وَٰحِدٍ مِّنْهُمَا ٱلسُّدُسُ فَإِن كَانُوٓا۟ أَكْثَرَ مِن ذَٰلِكَ فَهُمْ شُرَكَآءُ فِى ٱلثُّلُثِ مِنۢ بَعْدِ وَصِيَّةٍ يُوصَىٰ بِهَآ أَوْ دَيْنٍ غَيْرَ مُضَآرٍّ وَصِيَّةً مِّنَ ٱللَّهِ وَٱللَّهُ عَلِيمٌ حَلِيمٌ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterJuve ju takon gjysma e trashëgimisë që lënë bashkëshortet tuaja, në qoftë se nuk kanë fëmijë. Mirëpo, nëse ato kanë fëmijë, juve ju takon një e katërta e asaj që lënë ato, pas përmbushjes së porosisë (testamentit) që kanë lënë dhe larjes së borxhit. Ndërkaq, atyre u takon një e katërta e asaj që lini pas, nëse ju nuk keni fëmijë. E, nëse keni fëmijë, atyre u takon një e teta e asaj që lini ju, pasi të përmbushet porosia që keni lënë dhe të shlyhet borxhi. E, nëse burri ose gruaja e vdekur nuk ka as baba e as fëmijë, por ka një vëlla ose një motër (nga nëna), atëherë çdonjërit prej tyre i takon një e gjashta. Nëse janë më shumë se kaq, atëherë atyre u takon bashkërisht një e treta[6], pasi të përmbushet porosia e lënë dhe të shlyhet borxhi, duke mos dëmtuar askënd (nëpërmjet testamentit). Kjo është porosia e Allahut. Allahu është i Gjithëdijshëm dhe i Butë.
Albanian Translation - Hassan NahiJuve ju takon gjysma e pasurisë nga ajo që kanë lënë bashkëshortet tuaja, nëse ato nuk kanë fëmijë. Por, nëse kanë fëmijë, ju takon një e katërta e asaj që kanë lënë ato, pasi të kryhet testamenti e të lahet borxhi. Në qoftë se nuk keni fëmijë, atyre (grave) u takon një e katërta e pasurisë që keni lënë e, nëse keni fëmijë, atyre u takon një e teta nga ajo që keni lënë, pasi të kryhet testamenti e të lahet borxhi. Nëse i vdekuri, qoftë burrë ose grua, është pa prindër dhe fëmijë, por ka vëlla ose motër (prej nënës), atëherë çdonjërit prej tyre i takon një e gjashta; e nëse ka më shumë nga ata, atëherë marrin pjesë bashkërisht në një të tretën e pasurisë, pasi të kryhet testamenti e të lahet borxhi, duke mos e dëmtuar askënd. Kjo është porosia e Allahut! Allahu është i Gjithëdijshëm dhe shumë Durues.
Po kërkoni një temë? Provoni kërkimin sipas kuptimit — pyetja shqyrtohet në të 6.236 ajetet.
Gjuha — 70