caseriqKërkim sipas kuptimit në Kuran

Surja An-Nisaa, ajeti 11

Medinë · radha e zbritjes 92 · 4:11

يُوصِيكُمُ ٱللَّهُ فِىٓ أَوْلَٰدِكُمْ لِلذَّكَرِ مِثْلُ حَظِّ ٱلْأُنثَيَيْنِ فَإِن كُنَّ نِسَآءً فَوْقَ ٱثْنَتَيْنِ فَلَهُنَّ ثُلُثَا مَا تَرَكَ وَإِن كَانَتْ وَٰحِدَةً فَلَهَا ٱلنِّصْفُ وَلِأَبَوَيْهِ لِكُلِّ وَٰحِدٍ مِّنْهُمَا ٱلسُّدُسُ مِمَّا تَرَكَ إِن كَانَ لَهُۥ وَلَدٌ فَإِن لَّمْ يَكُن لَّهُۥ وَلَدٌ وَوَرِثَهُۥٓ أَبَوَاهُ فَلِأُمِّهِ ٱلثُّلُثُ فَإِن كَانَ لَهُۥٓ إِخْوَةٌ فَلِأُمِّهِ ٱلسُّدُسُ مِنۢ بَعْدِ وَصِيَّةٍ يُوصِى بِهَآ أَوْ دَيْنٍ ءَابَآؤُكُمْ وَأَبْنَآؤُكُمْ لَا تَدْرُونَ أَيُّهُمْ أَقْرَبُ لَكُمْ نَفْعًا فَرِيضَةً مِّنَ ٱللَّهِ إِنَّ ٱللَّهَ كَانَ عَلِيمًا حَكِيمًا

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterAllahu ju urdhëron në lidhje me trashëgiminë e fëmijëve tuaj: mashkullit i takon aq sa u takon dy femrave. Mirëpo, nëse (trashëgimtarë) janë dy a më shumë vajza, atëherë atyre u takojnë dy të tretat e asaj që lë pas (i vdekuri). E, nëse është vetëm një (vajzë), atëherë asaj i takon gjysma. Sa u përket prindërve, çdonjërit prej tyre i takon një e gjashta nga ajo që lë pas (i vdekuri), në qoftë se ka fëmijë. Mirëpo, nëse ai nuk ka fëmijë dhe e trashëgojnë prindërit, atëherë nënës së tij i bie një e treta (kurse babait pjesa tjetër). Ndërkaq, nëse ka vëllezër (ose motra), atëherë nënës së tij i bie një e gjashta (e pjesa e mbetur babait). Tërë kjo pas përmbushjes së porosisë (testamentit) që ka lënë dhe shlyerjes së borxhit[5]. Ju nuk e dini se a janë më të dobishëm për ju prindërit tuaj apo fëmijët tuaj. Ky është caktim i detyrueshëm nga Allahu. Pa dyshim, Allahu është i Gjithëdijshëm dhe i Urtë.
Albanian Translation - Hassan NahiAllahu ju urdhëron për trashëgiminë tuaj: mashkullit i takon aq sa pjesa e dy femrave; nëse trashëgimtarë janë dy e më tepër femra, atyre u takojnë dy të tretat nga trashëgimia; nëse është një femër - i takon gjysma e pasurisë; e për çdonjërin prind të të vdekurit - u përket një e gjashta nga pasuria e trashëguar, nëse i vdekuri ka lënë fëmijë; e nëse nuk ka fëmijë, e trashëgojnë prindërit dhe nënës i bie një e treta; nëse i vdekuri ka vëllezër, nënës së tij i bie një e gjashta, pas kryerjes së testamentit të lënë dhe larjes së borxhit. Ju nuk e dini se cili është më i afërt për ju nga dobia: prindërit tuaj apo fëmijët tuaj. Ky caktim është nga ana e Allahut. Pa dyshim Allahu është i Gjithëdijshëm dhe i Urtë.
Po kërkoni një temë? Provoni kërkimin sipas kuptimit — pyetja shqyrtohet në të 6.236 ajetet.
Gjuha — 70