caseriqKërkim sipas kuptimit në Kuran

Surja Al-Baqara, ajeti 217

Medinë · radha e zbritjes 87 · 2:217

يَسْـَٔلُونَكَ عَنِ ٱلشَّهْرِ ٱلْحَرَامِ قِتَالٍ فِيهِ قُلْ قِتَالٌ فِيهِ كَبِيرٌ وَصَدٌّ عَن سَبِيلِ ٱللَّهِ وَكُفْرٌۢ بِهِۦ وَٱلْمَسْجِدِ ٱلْحَرَامِ وَإِخْرَاجُ أَهْلِهِۦ مِنْهُ أَكْبَرُ عِندَ ٱللَّهِ وَٱلْفِتْنَةُ أَكْبَرُ مِنَ ٱلْقَتْلِ وَلَا يَزَالُونَ يُقَٰتِلُونَكُمْ حَتَّىٰ يَرُدُّوكُمْ عَن دِينِكُمْ إِنِ ٱسْتَطَٰعُوا۟ وَمَن يَرْتَدِدْ مِنكُمْ عَن دِينِهِۦ فَيَمُتْ وَهُوَ كَافِرٌ فَأُو۟لَٰٓئِكَ حَبِطَتْ أَعْمَٰلُهُمْ فِى ٱلدُّنْيَا وَٱلْـَٔاخِرَةِ وَأُو۟لَٰٓئِكَ أَصْحَٰبُ ٱلنَّارِ هُمْ فِيهَا خَٰلِدُونَ

Albanian Translation - Rowwad Translation CenterTë pyesin për luftën në muajin e shenjtë. Thuaju: "Lufta në të është gjë e rëndë, por pengimi nga rruga e Allahut, mohimi i Tij, pengimi (i njerëzve) nga Xhamia e Shenjtë dhe dëbimi i banorëve të saj nga ajo është gjynah edhe më i rëndë tek Allahu. Fitneja (shirku - adhurimi i dikujt a diçkaje tjetër pos Allahut) është më e rëndë se vrasja." Ata do t'ju luftojnë vazhdimisht derisa t'ju zmbrapsin nga feja juaj, po patën mundësi. Atyre që zmbrapsen nga feja dhe vdesin duke qenë jobesimtarë, do t'u asgjësohen veprat (e mira) në këtë botë dhe në tjetrën. Të tillët janë banorë të Zjarrit, ku do të qëndrojnë përgjithmonë.
Albanian Translation - Hassan NahiTë pyesin ty për muajin e shenjtë, për luftën në të. Thuaju: “Luftimi në atë kohë është gjynah i madh, por pengimi i njerëzve prej udhës së Allahut, mohimi i Tij, pengimi i njerëzve nga vizita e Xhamisë së Shenjtë dhe dëbimi i banorëve të saj nga ajo, janë gjynah më i madh tek Allahu. Kurse adhurimi i idhujve është gjynah më i madh se vrasja.” Ata vazhdimisht do të luftojnë kundër jush, që të mund t’ju kthejnë nga besimi juaj. Ata që e mohojnë fenë dhe vdesin si mohues, - veprat e tyre (të mira) do të humbasin në këtë botë dhe në tjetrën. Ata do të jenë banorë të Zjarrit, ku do të qëndrojnë përgjithmonë.
Po kërkoni një temë? Provoni kërkimin sipas kuptimit — pyetja shqyrtohet në të 6.236 ajetet.
Gjuha — 70