ٱلشَّهْرُ ٱلْحَرَامُ بِٱلشَّهْرِ ٱلْحَرَامِ وَٱلْحُرُمَٰتُ قِصَاصٌ فَمَنِ ٱعْتَدَىٰ عَلَيْكُمْ فَٱعْتَدُوا۟ عَلَيْهِ بِمِثْلِ مَا ٱعْتَدَىٰ عَلَيْكُمْ وَٱتَّقُوا۟ ٱللَّهَ وَٱعْلَمُوٓا۟ أَنَّ ٱللَّهَ مَعَ ٱلْمُتَّقِينَ
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterMuaji i shenjtë do të shpaguhet me muaj të shenjtë dhe për shkeljen e gjërave të pacenueshme ka kisas (ndëshkim në të njëjtën mënyrë). Nëse ndokush ju sulmon, duke tejkaluar kufirin, atëherë sulmojini edhe ju në po atë masë. Kijeni frikë Allahun dhe dijeni se Allahu është me të devotshmit.
Albanian Translation - Hassan NahiShkelja e muajit të shenjtë do të shpaguhet me shkelje të muajit të shenjtë, por dhe shkelja e të shenjtave do të ndëshkohet në të njëjtën mënyrë. Pra, kushdo që ju sulmon, edhe ju keni të drejtë ta sulmoni atë, ashtu siç ju sulmoi ju! Frikësojuni Allahut dhe dijeni se Allahu është me ata që ruhen nga të këqijat.