إِنَّ ٱلَّذِينَ يَكْتُمُونَ مَآ أَنزَلَ ٱللَّهُ مِنَ ٱلْكِتَٰبِ وَيَشْتَرُونَ بِهِۦ ثَمَنًا قَلِيلًا أُو۟لَٰٓئِكَ مَا يَأْكُلُونَ فِى بُطُونِهِمْ إِلَّا ٱلنَّارَ وَلَا يُكَلِّمُهُمُ ٱللَّهُ يَوْمَ ٱلْقِيَٰمَةِ وَلَا يُزَكِّيهِمْ وَلَهُمْ عَذَابٌ أَلِيمٌ
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterSigurisht, ata që fshehin atë që ka shpallur Allahu në Libër, duke e këmbyer me diçka të pavlerë, në barqet e tyre do të gëlltisin vetëm zjarr. Atyre nuk do t'u flasë Allahu në Ditën e Kiametit, as do t'i pastrojë (nga gjynahet) dhe për ta do të ketë dënim të dhembshëm.
Albanian Translation - Hassan NahiPa dyshim, ata që fshehin çfarë ka shpallur Allahu në Libër dhe e këmbejnë atë me diçka tjetër të pavlerë, do të gëlltisin në barkun e tyre vetëm zjarr. Në ditën e Kiametit, Allahu nuk do t’u flasë atyre, nuk do t’i pastrojë (nga gjynahet) dhe do t’u japë dënim të dhembshëm.