وَقَالَتِ ٱلْيَهُودُ لَيْسَتِ ٱلنَّصَٰرَىٰ عَلَىٰ شَىْءٍ وَقَالَتِ ٱلنَّصَٰرَىٰ لَيْسَتِ ٱلْيَهُودُ عَلَىٰ شَىْءٍ وَهُمْ يَتْلُونَ ٱلْكِتَٰبَ كَذَٰلِكَ قَالَ ٱلَّذِينَ لَا يَعْلَمُونَ مِثْلَ قَوْلِهِمْ فَٱللَّهُ يَحْكُمُ بَيْنَهُمْ يَوْمَ ٱلْقِيَٰمَةِ فِيمَا كَانُوا۟ فِيهِ يَخْتَلِفُونَ
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterHebrenjtë thonë: "Të krishterët nuk kanë asgjë ku mund të mbështeten", kurse të krishterët thonë: "Hebrenjtë nuk kanë asgjë ku mund të mbështeten", ndonëse (të dyja palët) e lexojnë Librin. Po ashtu, të njëjtat fjalë i thonë edhe të paditurit (idhujtarët). Allahu do të gjykojë ndërmjet tyre në Ditën e Kiametit për gjërat që nuk pajtoheshin.
Albanian Translation - Hassan NahiHebrenjtë thonë: “Të krishterët nuk kanë kurrfarë udhërrëfimi ku të mbështeten!” Edhe të krishterët thonë: “Hebrenjtë nuk kanë kurrfarë urdhërrëfimi ku të mbështeten!” Ndërkohë, të dyja palët lexojnë të njëjtin Libër. Po kështu, edhe ata që nuk dinë, thonë të njëjtat fjalë. Allahu do t’i gjykojë kundërshtitë e tyre në Ditën e Kiametit.