لَتَجِدَنَّ أَشَدَّ ٱلنَّاسِ عَدَٰوَةً لِّلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ ٱلْيَهُودَ وَٱلَّذِينَ أَشْرَكُوا۟ وَلَتَجِدَنَّ أَقْرَبَهُم مَّوَدَّةً لِّلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ ٱلَّذِينَ قَالُوٓا۟ إِنَّا نَصَٰرَىٰ ذَٰلِكَ بِأَنَّ مِنْهُمْ قِسِّيسِينَ وَرُهْبَانًا وَأَنَّهُمْ لَا يَسْتَكْبِرُونَ
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNjëmend, ti do të vëresh se njerëzit me armiqësinë më të ashpër ndaj besimtarëve janë hebrenjtë e idhujtarët dhe do të vëresh se më të afërmit në dashuri ndaj besimtarëve janë ata që thonë: "Ne jemi të krishterë." Kjo, se prej tyre ka priftërinj e murgj dhe se ata nuk janë mendjemëdhenj (kundrejt së vërtetës).
Albanian Translation - Hassan NahiMe siguri do të vëresh se armiqtë më të ashpër të besimtarëve janë hebrenjtë dhe idhujtarët dhe se miqtë më të afërt të tyre janë ata që thonë: “Ne jemi të krishterë”. Kjo për shkak se ndër ta ka priftërinj (të dhënë mbas dijes) e murgj (të përkushtuar ndaj adhurimit) dhe se ata nuk janë kryelartë (ndaj së vërtetës).