قُلْ يَٰٓأَهْلَ ٱلْكِتَٰبِ لَا تَغْلُوا۟ فِى دِينِكُمْ غَيْرَ ٱلْحَقِّ وَلَا تَتَّبِعُوٓا۟ أَهْوَآءَ قَوْمٍ قَدْ ضَلُّوا۟ مِن قَبْلُ وَأَضَلُّوا۟ كَثِيرًا وَضَلُّوا۟ عَن سَوَآءِ ٱلسَّبِيلِ
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterThuaj: "O ithtarë të Librit! Mos i tejkaloni kufijtë në fenë tuaj (duke dalë) përtej së vërtetës dhe mos ndiqni dëshirat e një populli që kishte rënë në humbje më parë dhe kishte çuar në humbje (edhe) shumë (të tjerë) e ishin larguar nga rruga e drejtë."
Albanian Translation - Hassan NahiThuaj: “O ithtarët e Librit! Mos i shkelni kufijtë e së vërtetës në besimin tuaj dhe mos ndiqni dëshirat e një populli, që gaboi më parë, nxori prej udhës së drejtë shumë njerëz dhe vetë u shmang nga udha e drejtë”.