لَّقَدْ صَدَقَ ٱللَّهُ رَسُولَهُ ٱلرُّءْيَا بِٱلْحَقِّ لَتَدْخُلُنَّ ٱلْمَسْجِدَ ٱلْحَرَامَ إِن شَآءَ ٱللَّهُ ءَامِنِينَ مُحَلِّقِينَ رُءُوسَكُمْ وَمُقَصِّرِينَ لَا تَخَافُونَ فَعَلِمَ مَا لَمْ تَعْلَمُوا۟ فَجَعَلَ مِن دُونِ ذَٰلِكَ فَتْحًا قَرِيبًا
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNjëmend, Allahu e përmbushi me të vërtetë ëndrrën e të Dërguarit të Tij se do të hyni gjithsesi në Xhaminë e Shenjtë, me vullnetin e Allahut, të sigurt, me koka të rruara e me flokë të shkurtuar, pa pasur frikë." Ai e dinte atë që ju nuk e dinit, prandaj ju dhuroi para kësaj një fitore të afërt.
Albanian Translation - Hassan NahiAllahu e përmbushi me të vërtetë vizionin e të Dërguarit të Tij, i cili kishte thënë: “Me siguri, ju do të hyni në Xhaminë e Shenjtë, dashtë Allahu, të sigurt, kokërruar dhe flokëshkurtuar, pa kurrfarë frike.” Ai e dinte atë që nuk e dinit ju dhe, veç kësaj, ju dhuroi një fitore të afërt.