وَقَالَ رَجُلٌ مُّؤْمِنٌ مِّنْ ءَالِ فِرْعَوْنَ يَكْتُمُ إِيمَٰنَهُۥٓ أَتَقْتُلُونَ رَجُلًا أَن يَقُولَ رَبِّىَ ٱللَّهُ وَقَدْ جَآءَكُم بِٱلْبَيِّنَٰتِ مِن رَّبِّكُمْ وَإِن يَكُ كَٰذِبًا فَعَلَيْهِ كَذِبُهُۥ وَإِن يَكُ صَادِقًا يُصِبْكُم بَعْضُ ٱلَّذِى يَعِدُكُمْ إِنَّ ٱللَّهَ لَا يَهْدِى مَنْ هُوَ مُسْرِفٌ كَذَّابٌ
Albanian Translation - Rowwad Translation CenterNjë burrë besimtar nga familja e Faraonit, që fshihte besimin e tij, tha: "A do të vrisni një njeri vetëm pse thotë: "Zoti im është Allahu", ndërkohë që ju ka sjellë prova të qarta nga Zoti juaj? Nëse është gënjeshtar, ai i vuan pasojat e gënjeshtrës së vet; por, nëse thotë të vërtetën, atëherë mund t'ju godasë diçka nga ajo me të cilën ju kërcënon. Pa dyshim, Allahu nuk udhëzon në rrugë të drejtë atë që është teprues e gënjeshtar."
Albanian Translation - Hassan NahiPor një njeri besimtar, nga të afërmit e Faraonit, i cili fshihte besimin e vet, tha: “Vallë, do të vrisni një njeri vetëm se thotë Allahu është Zoti im”, ndërkohë që ai ju ka sjellë shenja të qarta prej Zotit tuaj?! Nëse është gënjeshtar, atij i përket dënimi i gënjeshtrës së vet e, nëse është i drejtë, atëherë ju do t’ju godasë diçka prej asaj me të cilën ju kërcënohet ai. Vërtet, Allahu nuk e udhëzon në rrugë të drejtë atë që e tepron me të këqija dhe është gënjeshtar.